×
  • Sport
  • Sport

    Futbolli i Kosovës nën “llupën” e Prokurorisë së Shtetit, merren informata për ndeshjet e dyshimta, edhe UEFA është njoftuar

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Sikurse më herët, edhe këtë edicion, ka dyshime të mëdha për trukimin e ndeshjeve të fundit, gjë e cila dënohet rëndë me ligjet e Republikës së Kosovës, raporton FrontOnline.

    Nga rangjet më të ulta të futbollit të Kosovës e deri në Superligë, dyshime ka pasur, ka dhe vazhdon të ketë.

    Madje, tashmë Prokuroria e Shtetit është duke e hetuar një aferë të tillë.

    Prokuroria në fjalë tashmë ka marrë informata për disa ndeshje të dyshimta, derisa për këtë është informuar edhe UEFA.

    Këtë lajm për FrontOnline e ka konfirmuar edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit e Kosovës, Eroll Salihu.

    Salihu tha se këtyre rasteve do t’ju shkojnë “deri në fund.

    “Ne jemi të informuar për çdo rast, por edhe UEFA. E kemi personin për integritet që merret me prokurorin në fjalë”, ka deklaruar të mërkurën ErollL Salihu.

    “Për fat të keq ka këso raste, por ne do t’ju shkojmë deri në fund”, tregoi ai për FrontOnline.

    Ndryshe, dyshime për trukimin e ndeshjeve, përveç Kosovës, ka edhe në rajon, veçanarisht në Serbi, ku për këtë rast është angazhuar edhe organizata e famshme e policisë, INTERPOL./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport15 Nëntor 2024
    Rumania dhe Kosova ndeshen sonte në Bukuresht në kuadër të Ligës së Kombeve. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.
    Sport15 Nëntor 2024
    Tifozët mezi po presin që të shohin meçin mes Mike Tyson dhe Jake Paul. Kjo luftë ka tërhequr interesim të madh dhe...
    Sport15 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim për tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen e sontme, Rumani-Kosovë. Federata...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë veturës së një shtetasi shqiptar derisa i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar pasi ministria e Faton Pecit i dha 100 mijë euro vëllait të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar për herë të parë pasi u publikua kontrata, ku i dha grant prej 100 mijë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas raportimit se vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli është shpërblyer me një tender...
    Sport15 Nëntor 2024
    Tifozët mezi po presin që të shohin meçin mes Mike Tyson dhe Jake Paul. Kjo luftë ka tërhequr interesim të madh dhe...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në Komisionin për Buxhet dhe Financave sot është shqyrtuar Projekt-buxheti për vitin 2025, i cili tashmë ka kaluar në lexim të parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.