Një i mitur është zhdukur në Fushë Kosovë gjatë ditës së enjte.
Rastin në polici e ka raportuar babai i të miturit.
Ndërkaq policia ka nisur hetimet rreth rastit.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij- i mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.