Të premten në Fushë Kosovë një grua ka raportuar se është kanosur me armë zjarri nga një burrë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e ka kanosur me armë zjarri”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me shtatë copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.