Dueli derbi i xhiros së 24-t në Ligën e Dytë ndërmjet Fushë Kosovës dhe Vjosës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në pjesën e dytë të lojës pas përfshirjes në një dhunë të madhe ndërmjet futbollistëve të dy skuadrave.
E gjithë situata ka nisur pas realizimit të golit të Fushë Kosovës nga penaltia, ndërkohë gjatë festës së futbollistëve vendas, kanë qenë futbollistët mysafir që kanë dashur ta nisin lojën nga mesi i fushës, por që janë ndalur nga gjyqtari kryesor Patriot Fazliu.
Futbollistët mysafir janë vërsulur në momentin e parë drejt gjyqtarit Fazliu, ndërkohë më pas janë përfshirë në një konflikt fizik me futbollistët e skuadrës vendase.
Në këtë mënyrë gjyqtari Fazliu ka sinjalizuar për pëfundimin e ndeshjes.
Tri ditë pas skandalit, skuadra e Fushë Kosovës përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, kanë reaguar duke aluduar se skuadra mysafire ishte ajo që nxiti dhunën.
Madje në këtë postimin kanë publikur edhe dy video, e ku në (VIDEO 1) tregohet se kanë lejuar shikuesit mysafirë më të grumbulluar 50 persona dhe si pasojë e rregullave të qeverisë nuk lejonin më asnjë person. Por tifozët e skuadrës mysafire u shprehen të revoltuar dhe thyenin dyert e stadiumit duke hyrë me dhunë në stadium.
Ndërsa në videon e dytë (VIDEO 2), pavarësisht policëve që u futën për të qetësuar gjakrat skuadra mysafire nuk erdhën në fushë me preteksin se nuk kanë siguri, por edhe pse vetë tifozët e tyre ishin ata që u futën në stadium me dhunë, sipas asaj që thuhet në njoftimin e Fushë Kosovës.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
“Video 1:
Pavaresisht diskutimit qe sigurimi yne pati me tifozet mysafir (KF Vjosa) dhe pas mirekuptimit qe ata nuk lejohen te hyjne ne tribuna shkak i rregullave te qeverise ata pas nje kohe te shkurter pasi u grumbulluan te gjithe qe ishin ne numer te konsiderueshem (rreth 50 persona) shkelmuan dyert e stadiumit dhe hyne me dhune brenda duke nxitur situate te palakmueshme dhe duke tentuar te arrinin ate per cka kishin ardhur pra provokim te situates!
Por perseri pas qetesimit te situates ne rrezikuam, u treguam mikeprites duke lejuar disa prej tyre (qe siç shihet ne video hynin me emra ne nje liste te tyre) ta percillnin ndeshjen nga tribuna perendimore, nga aty pra edhe ku e destabilizuan ndeshjen total pas anulimit te golit nga gjyqtari kryesor!
Video 2:
https://www.facebook.com/sc1972bg/posts/4205256699496052?__cft__[0]=AZWyGP06OBA9BC9b7BuTTs9eSQ5psgMbCirzcQ4dHEjQSa9bjUmWWns4LJvtywE1EPMOh-lwwBnGwSNGTrBSh5Nq-ga9MJKsSfcYM-mIv3BUHga82SX4e48nAGRPLBRSVRTJGJM8pZs-p8j3O-wG8wrh&__tn__=%2CO%2CP-R
http://www.gazetasheshi.com/wp-content/uploads/2021/04/121412711_126718459505046_7077629996974058073_n.mp4?_=1
E tregon qarte dhe mire situaten qe u kriju pas krimit sportiv qe kryen tifozet nga Shtimja, dhjetra polic zbarkuan ne fushe per te qetesuar situaten dhe perseri skuadra mysafire nuk doli ne fushe me pretekstin qe nuk ka siguri (ani pse vet tifozet e tyre cenuan sigurine e lojtareve te te dyja skuadrave).
Keto video le te jene fakte te gjalla te asaj se cka ndodhi te shtunen e 17 prillit, kur ne Fushe Kosove u cenua kultura e futbollit qe eshte ketu tash e shume dekada dhe te cilen nuk mund ta shkul asnje tifoz e skuader!“.