Partitë politike në Kosovë në fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit nuk kanë respektuar gati se fare masat anti COVID 19. Për këtë arsye tashmë është dhënë alarmi se rastet veçse mund të shkojnë duke u rritur edhe më tutje. Deri më tani nuk dihet se a do të ketë ndryshim të masave. Këto janë shifrat. Sa është rritur numri i të infektuarve nga fillimi i fushatës me datë 3 shkurt deri në raportin e fundit që ka lëshuar Instituti.
Zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit ka zgjatur vetëm 10 ditë, mirëpo, partitë politike kanë nisur takimet me qytetarët nëpër komuna shumë më herët.
Ani pse momentalisht në Kosovë janë liruar disa nga masat që ishin marrë nga institucionet, tashmë është ngritur alarmi se rastet me COVID 19 mund të shkojnë veçse duke u rritur.
Pas raportit të fundit të IKSHPK-së ku u konfirmuan edhe 398 raste të reja të infektuar me koronavirus, kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se këto shifra janë si rezultat i tubimeve gjatë fushatës zgjedhore.
“Në një situatë hipotetike (larg qoftë – por me probabilitet të lartë), ku rastet me covid arrijnë mbi 800 në ditë – do të nevojiten masa restriktive. Pas asaj fushate me tubime, si kemi kredibilitet moral me kërku nga qytetarët çfarëdo mbyllje”, ka thënë ai.
Mirëpo, sa kanë ndryshuar shifrat e të infektuarve nga fillimi i fushatës deri në raportin e fundit? Gazeta Express sjell detajet.
Dita e parë e fillimit të fushatës – 3 shkurt
Në këtë ditë në Kosovë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.357 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Prej tyre 341 raste kanë rezultuar pozitiv pozitive.
Në të njejtën ditë janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (40 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (90 vjeç).
4 shkurt
Në datën 4 shkurt në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.303 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve 318 kanë rezultuar pozitive.
Atë ditë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (80 vjeç).
5 shkurt
Me datën 5 shkurt në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.951 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve 284 kanë rezultuar pozitive.
Atë ditë janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Obiliq 1 rast (86 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (67 vjeç).
6 shkurt
Në datën 6 shkurt në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve 321 kanë rezultuar pozitive.
Atë ditë është është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (66 vjeç).
7 shkurt
Në këtë ditë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve 249 kanë rezultuar pozitive.
Atë ditë janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).
8 shkurt
Atë ditë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve 290 raste kanë rezultuar pozitive.
Gjithashtu janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (53 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (73 vjeç).
9 shkurt
Me 9 shkurt në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.405 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve 234 raste kishin rezultuar pozitive.
Brenda 24 orëve atë ditë janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (51 vjeç) dhe Prizren 1 rast (59 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 62.782 raste nga 254.568 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.528 raste të vdekjes.
10 shkurt
Me datë 10 shkurt në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.787 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve 307 raste kishin rezultuar pozitive.
Brenda 24 orëve atë ditë janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (58 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).
11 shkurt
Me datë 11 shkurt në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.281 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 344 raste pozitive.
Brenda 24 orëve atë ditë janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).
12 shkurt
Me datë 12 shkurt në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.856 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve 372 raste kishin rezultuar pozitive.
Brenda 24 orëve atë ditë janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (54, 70, 83 vjeç), Ferizaj 1 rast (77 vjeç), Kaçanik 1 rast (87 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (83 vjeç).
13 shkurt
Me 13 shkurt në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.062 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve 290 raste kishin rezultuar pozitive.
Brenda 24 orëve atë ditë janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).
Për këto ditë të fushatës dhe ditën e shtunë kur veçse ishte heshtje zgjedhore në Kosovë janë konfirmuar 3 mijë e 250 raste të reja me COVID 19.
Në këto ditë ndërkaq janë konfirmuar edhe 38 persona të vdekur nga ky virus.
Sa janë rritur shifrat pas fushatës?
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë janë mbajtur me datë 14 shkurt. Në atë ditë janë konfirmuar në Kosovë 246 raste të reja me COVID 19.
Me datë 15 ndërkaq janë konfirmuar 178 raste pozitive dhe një person ka vdekur.
Me datë 16 tre persona kanë vdekur pas infektimit me COVID 19 ndërsa 249 raste janë konfirmuar pozitive.
Me 17 shkurt janë konfirmuar 297 raste të reja me COVID 19 ndërsa 5 persona kanë vdekur.
Me 18 shkurt janë konfirmuar edhe 285 raste të reja ndërsa 5 persona kanë vdekur pas infektimit me COVID 19.
Me 19 shkurt janë konfirmuar edhe 340 raste të reja, ndërsa 10 persona kanë vdekur pas infektimit me COVID 19.
Me datë 20 shkurt janë konfirmuar edhe 292 raste pozitive ndërsa tre persona kanë vdekur.
Në raportin e fundit ndërkaq është bërë e ditur se një person ka vdekur pas infektimit ndërsa 398 raste janë konfirmuar pozitiv me COVID 19.
Që nga dita e zgjedhjeve deri në raportin e fundit në Kosovë janë konfirmuar 2 mijë e 285 raste të reja me COVID 19. Në këtë periudhë kanë vdekur 28 persona që nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë infektimit me koronavirus.
IKSHPK në raportin e fundit ka bërë të ditur se ditën e djeshme janë raportuar më së shumti raste pozitive këtë vit.
Nga Instituti thonë se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Për këtë arsye kanë bërë thirrje që të respektohen të gjitha masat.
Tashmë sot në ora 11:00 është bërë e ditur se me ftesë të ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemajt do të mblidhet edhe Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me koronavirus.
“Sot, nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, do të mbahet takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID 19”, bëhet e ditur në një njoftim për media të MSh-së.
Megjithatë, nuk dihet nëse do të mund të ketë ndonjë rekomandim apo vendim për ndryshim të masave që aktualisht janë në fuqi.