Zgjedhjet e nesërme shënojnë fundin e fushatës më të shtrenjtë zgjedhore në historinë e SHBA-së. Kandidatët federalë, komitetet e partisë dhe grupet e jashtme kanë shpenzuar rreth 14 miliardë dollarë, sipas Qendrës jopartiake për Politikë të Përgjegjshme.
Kjo është më shumë se dyfishi i kostos prej 6.5 miliardë dollarësh të zgjedhjeve në vitin 2016. Gara presidenciale këtë vit është më shumë se dy herë e gjysmë më e shtrenjtë se ajo e katër viteve më parë, raporton The Wall Street Journal, transmeton FrontOnline.
Të dy kandidatët marrin ndihmë financiare nga komiteti i tyre kryesor i partisë. Atje, Trump ka një avantazh. Komiteti Kombëtar Republikan mblodhi 643 milionë dollarë që nga janari 2019 ndërsa Komiteti Kombëtar Demokratik ka mbledhur 396 milion dollarë.
Biden theu rekordet presidenciale njëmujore të mbledhjes së fondeve në gusht dhe shtator. Ai mblodhi rreth 748 milionë dollarë për fushatë ndërsa Trump dhe grupet e tij grumbulluan rreth 458 milionë dollarë në të njëjtën periudhë dymujore.