Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, kundërshtoi shefin e diplomacisë së BE’së Josep Borrell që kishte kërkuar që Kosova e Serbia të normalizojnë marrëdhëniet sa më parë duke thënë se kjo nuk është mundur ashtu siç e paramendon blloku europian, pasi ka faktorë të tjerë si marrëdhënia me Rusinë e Kinën.
Dacic mohoi se ishte zhvendosur në kuvendin e Serbisë si “dënim” për shkak se kishte ‘luftuar’ për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Ai mohoi po ashtu se Serbia po zhvillon politikë të re sa i përket zgjidhje së çështjes së Kosovës.
Ai ka kundërshtuar edhe deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë dhe Siguri të BE’së, Josep Borrell, që kishte thënë se Kosova e Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet sa më parë, pasi sipas Dacic kjo është e pamundur siç e “paramendon BE’.
“Beteja e ballafaqime e presin Serbinë, jo vetëm rreth Kosovës, por edhe rreth negociatave me BE’në, me daljen në dritë të marrëdhënieve të ndryshme pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, marrëdhënieve me Rusinë e Kinën” vlerësoi Dacic.
Ai tregoi po ashtu se ishte presidenti serb Vucic që i kishte diskutim për Kosovën në kuvend dhe se janë pajtuar për këtë