Një anie me 120 persona është fundosur në gjirin e Libisë. Sipas mediave të huaja anija po transportonte refugjatë ku 47 prej tyre janë shpëtuar, ndërsa të paktën 74 pasagjerë kanë humbur jetën. Anija ka qenë e populluar edhe me fëmijë në bord. Ndërkohë që deri më tani 31 trupa janë nxjerr nga deti ndërsa vazhdon kërkimi për të tjerët.
“Anija mbante mbi 120 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, specifikon IOM. Dyzet e shtatë të mbijetuar u nxorën në breg nga rojet bregdetare libiane dhe nga peshkatarët, ndërsa 31 trupa u gjetën në det. Kërkimi për viktimat vazhdon.” shkruhet në njoftim.
Kjo nuk është hera e parë që anije emigrantësh fundosen në Libi, pasi në tetor të këtij viti në brigjjet e Senegalit u mbytën 140 persona. Ajo është quajtur si tragjedia më e keqe e këtij viti në Libi.