Numri i më i madh i pushuesve, të cilit i qëndrojnë përherë bregdetit shqiptar, edhe këtë vit dolën të jenë kosovarët.
“Sa i përket përfundimit të sezonës verore, kemi qenë shumë të kënaqur me përkrahjen e madhe të qytetarëve nga e gjithë Kosova. Qëllimi ynë i vetëm është që ta promovojmë turizmin mbarëshqiptar dhe të zgjasim sezonën, jo vetëm për stinën e verës, por edhe të dimrit.
Tashmë do të kemi një fushatë tjetër, ku i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve nga Shqipëria, dhe kemi paketa e oferta të shumta për ta vizituar Kosovën. Në të njëjtën kohë jemi duke punuar shumë, me të vetmin qëllim, që qytetarët e Kosovës edhe më tutje të kenë mundësi ta vizitojnë Shqipërinë për ofertat e fundjavës. Duke filluar nga Korça, Pogradeci, është një nga ofertat më të kërkuara për vetëm 60 euro për tre ditë qëndrim me gjysmë pansion. Kuptohet që ne kemi autobusët më modern në nivel vendi apo nivel të kombit.
Ndërkaq kemi edhe ofertat e tjera të fundjavës, që përfshin hotelin më të kërkuar në trojet shqiptare, Kompleksin FAFA, përkatësisht Grand Blue FAFA, një nga hotelet që ofron ofertën më të mirë për klientët e Sharr Travel, kur kemi parasysh se nga data 15 tetor do ta kemi rastin të kemi edhe pishinat e brendshme, një nga pishinat më moderne që ka Ballkani. Për Grand Blue FAFA, nga data 15 tetor, qytetarët e Kosovës, me ofertat e Sharr Travel, do të kenë mundësi vikendin ta kalojnë atje”, ka thënë ai.
Por, jugu padyshim është perla e Shqipërisë, duke nisur nga Vlora e deri tek ishujt përrallor të Ksamilit. Për ata që duan ta prekin nga afër këtë magji, Kurtishaj na shpalos ofertat e Sharr Travel.
“Edhe më tutje Vlora, përveç një qytet historik, është një qytet i mirëfilltë turistik, pas investimeve të mëdha që janë bërë atje nga ana e qeverisë shqiptare. Aty ku bashkohen Deti Jon dhe Deti Adriatik, aty ku kemi edhe turizmin malor, ku kemi Kaninën dhe Zvërnecin. Sigurisht janë oferta shumë atraktive, për vetëm 58 euro për tri ditë qëndrim Vlorë – Karaburun – Sazan.
Ndërkaq një pjesë e rëndësishme është edhe Berati, përkatësisht Kalaja e Beratit, e cila ka një histori të vjetër mbi 2400 vjeçare, që edhe më tutje vizitohet edhe nga shumë qytetarë dhe sot e kësaj dite aty jetojnë mbi 60 banorë, brenda kalasë.
Çka është shumë me rëndësi të ceket, Saranda dhe Ksamili e Gjirokastra, është një tjetër destinacion turistik, ku ne edhe më tutje vazhdojmë me ofertat e fundjavës që qytetarët të kenë mundësi ta eksplorojnë Shqipërinë, duke vizituar Gjirokastrën, një nga qytet më të bukura që ka Shqipëria, kalanë e këtij qyteti. Sigurisht Kalanë e Sarandës, ishujt e bukur të Ksamilit, Parkun Nacional të Butrintit dhe kjo ofertë bëhet për 55 euro për tri ditë qëndrim”.