Kim Kardashian dhe komiku i njohur Pete Davidson i kanë dhënë fund romancës së tyre, kjo pasi nuk kanë mundur t’i përkushtohen në tërësi lidhjes së tyre.
‘Ata kanë ende shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por dinamika e një lidhjeje në distancë dhe një orar i ngarkuar ishin shumë për të mbajtur një marrëdhënie të qëndrueshme’, tha një burim i afërt me Kim Kardashian dhe Pete Davidson.
Ata i dhanë fund lidhjes së tyre pas nëntë muajsh dhe gjithçka ndodhi në mes të kësaj jave.
“Pjesa tjetër janë vetëm miq”, shtoi burimi i cili shpjegoi se divorci i saj nga Kanye West po shkon në drejtimin e duhur dhe se çifti është në marrëdhënie të mira.
Pete prej disa kohësh po xhiron filmin ‘Wizards’ në Australi, ndërsa Kim përveç disa vizitave tek aktori, është kujdesur edhe për katër fëmijët e saj.
Kim dhe Pete kanë filluar zyrtarisht lidhjen në nëntor të vitit të kaluar. Fansat filluan të spekulojnë për marrëdhënien e tyre pasi ata hipën së bashku në një qeleshe në parkun argëtues dhe u mbajtën për dore atje, të gjitha këto u kapën në kamera.
Ata luajtën në skeçe së bashku në “Saturday Night Live”, kur ajo ishte prezantuese. Aty janë puthur të maskuar si Aladdin dhe Jasmine dhe duket se pas puthjes profesionale edhe atëherë ka pasur diçka më shumë.
Më pas, kamerat i kapën në shëtitje romantike dhe pas postimeve të para të përbashkëta në rrjetet sociale, ata zbuluan se ishin bashkë./FrontOnline/