Chelsea ka pësuar humbje befasuese në “Boxing Day”.
Blutë e Londrës pësuan 1:2 në shtëpi nga Fulham, në kuadër të javës së 18-të në Premierligë.
Chelsea kaluan të parët në epërsi në minutën e 16-të kur Cole Palmer realizoi.
Deri në 10 minutat e fundit nuk pati gola dhe kur u mendua se Blutë e Londrës do t’i marrin tri pikët, Wilson doli në skenë për të barazuar rezultatin.
Deri në fund, Chelsea nuk arriti të shënonte golin e rikthimit të avantazhit.
Por, golin e përmbysjes dhe fitores së madhe të Fulhamit e shënoi Rodrigo Muniz në minutën e pestë shtesë.
Me këtë humbje, Chelsea mbetet me 35 pikë, katër më pak se Liverpooli që ka dy ndeshje më pak të luajtura.
Në anën tjetër, Fulham ngjitet në vendin e tetë me 28 pikë të grumbulluara.