Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale ditën e premtë në cilësinë e dëshmitarit.
Prokuroria Speciale i ka nisur ftesën e dytë kryeministrit Kurti për t`u paraqitur në këtë Prokurori, këtë të marte.
Burime të Periskopit kanë thënë se tashmë Kurtit i ka shkuar ftesa për paraqitje.
Sipas këtyre burimeve, Kurti mund të mos paraqitet sikurse në herën e parë vetëm në rast e ai njofton Prokurorinë Speciale se nuk gjendet në Kosovë.
Albin Kurti për të hënën që shkoi ka pasur ftesë të paraqitet në orën 9 e 30 në cilësinë e dëshmitarit, por kjo nuk ndodhi për shkak se shefi i Qeverisë ishte në një udhëtim zyrtar të Slloveni.
Përderisa ka qenë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu i cili ka thënë për media se Kurti është i gatshëm të bashkëpunoj me prokurorët special, por me një kusht – Që ata t’i shkojnë në zyrë Kurtit në ndërtesën e Qeverisë, për ta ‘shoshitur’ për çështjen e rezervave shtetërore.
Ftesa e Kurtit për t`u paraqitur në Prokurorinë Speciale, nga miniStra dhe zyrtarë të lartë të partisë në pushtet ishte cilësuar si një “luftë speciale” e prokurorisë speciale ndaj Albin Kurti.
Kujtojmë se kjo gjuhë e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje tashmë është e njohur ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës, e ku sulmet dhe akuzat ndaj këtij institucioni ndjekës janë bëtë të shpeshta.
Pse u ftua Kurti si dëshmitar?
Kjo ftesë i shkoi Kurtit disa muaj pas intervistimit të Ridvan Muharremit dhe Rozeta Hajdarit në cilësi të të dyshuarve për çështjen e rezervave shtetërore.
Në kohën e pandemisë, MINT dyshohet se kishte porositur me kontrata njëburimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur.
Fjala ishte për miell, sheqer e vaj.
I përfshirë ishte edhe pronari i restaurantit ‘Bukë e Zemër’, Ridvan Muharremi.
Kurti i kishte dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.
“Unë kam besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj”, tha ai dhe akuzoi, siç u shpreh, “elitën e vjetër dhe të korruptuar politike, gjykatësit e prokurorët e saj dhe mediat e keqpërdoruara për mbështetje të krimit”.
Tetë muaj më vonë, në prill të këtij viti, vetë Hajdari u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale, nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore.
Në paraqitjen e saj para prokurorëve, ajo e mbrojti veten në heshtje.
Opozita kërkoi dorëheqjen e Hajdarit, por ajo mohoi se ka arsye për një gjë të tillë.