×
  • Lajme
  • Lajme

    FSShK paralajmëron padi për partitë politike nëse rritet numri i të infektuarve me Covid-19

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovë ka paralajmëruar partitë politike që nëse rritet numri i të infektuarve do të dërmarrin të gjitha veprimet ligjore deri në parashtrim të padisë për rrezikim të shëndetit të përgjithshëm të popullatës e në veqanti të punëtorëve shëndetësor.

    Njoftimi i plotë:

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me shqetësim është duke përcjellur tubimet publike të partive politike garuese në zgjedhjet e parakohshme të cilat nuk i përmbahen masave të përcaktuara me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19  në territorin e Republikës së Kosovës si dhe rekomandimeve të IKSHPK-së, duke rrezikuar në masë të madhe shëndetin e popullatës në përgjithësi dhe punëtorëve shëndetësor në veqanti sepse studimet e fundit në Britaninë e Madhe kanë treguar se punëtorët shëndetësor janë 4 deri në 5 herë më të ekspozuar(rrezikuar) ndaj infektimit se pjesa tjetër e popullësisë.

    Në situatë me Pandeminë COVID-19 patriotizëm,atëdhedashuri dhe përkushtim për vendin tregojnë të gjithë ata që respektojnë masat,vendosin maskat,respektojnë distancën sociale e këtë gjë nuk po e shohim tek partitë politike pa përjashtim.

    Andaj, FSSHK e shqetësuar tej mase me sjelljet  e figurave politike sikurse nuk ekziston virusi,sikurse jemi në situatë normale paralajmëron të gjitha partitë politike që përgjegjësia në rast të rritjes së numrit të infektuarve me COVID-19 bie mbi ta dhe për këtë do të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore deri në parashtrim të padisë për rrezikim të shëndetit të përgjithshëm të popullatës e në veqanti të punëtorëve shëndetësor./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi...
    Vip14 Nëntor 2024
    Ani pse tentuan të sqaroheshin, siç duket Ana dhe Kevin ende nuk i kanë mbaruar zënkat. Kevin e quajti fals një sjellje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, mbrëmë ka zhvilluar një darkë pune me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Enrico Barduani. Siç njoftoi Osmani, në takim, veç...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Prishtinës dhe Skenderajt, edhe Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë marrë vendim për mosaplikimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti...
    Sport14 Nëntor 2024
    FIFA dhe ekipet pjesëmarrëse në Kupën e ardhshme të Botës për Klube kanë publikuar pamje të dizajnit për trofeun e parë që...
    Vip14 Nëntor 2024
    Teksa Gjesti ishte duke ngrënë bukë, Xheneta iu afrua dhe e puthte duke e uruar që ata ushqim, t’i bëhej dashuri ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.