×
  • Lajme
  • Lajme

    FSShK-ja pritet t’i largojë nga puna gjashtë zyrtarë ligjor

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Gjashtë zyrtarë ligjor pritet të largohen nga puna pasi Federata Sindikale e Shëndetësisë, ka paralajmëruar “ristrukturim” të stafit. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, përfaqësuesja Regjionale e Mitrovicës, Lirie Fazliu-Bajraktari.

    Ajo ka thënë largimi i tyre është i padrejtë, ndërsa përmend rolin që e ka kjo Sindikatë për punëtorët shëndetësor. E nga FSSHK-ja kanë treguar arsyet për largim të stafit.

    Fazliu-Bajraktari ka thënë se zyrtarët për kundër faktit që kanë kryet të gjitha punët nëpër regjione, “janë larguar padrejtësisht”. Po ashtu, ajo njoftoi se gjatë javës ka dhënë dorëheqje si përfaqësuese regjionale.

    “Sot dua të shpreh shqetësimet e mia që i kam pasur që sa kohë, në mbledhjen që e kemi pasur paraprakisht dhe e lëshova mbledhjen është sepse largohet gjashtë zyrtarë ligjor nga e gjithë Kosova të cilët kanë kryer të gjitha punët zyrtarëve nëpër regjione. Ne si Sindikatë e Shëndetësisë jemi për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve e jo për me i larguar punëtorët nga puna. Andaj shprehi shqetësimin tim dhe kam dhënë dorëheqje si përfaqësuese regjionale dhe si kryetare e sindikatës sepse që sa vite punoj, ne jemi për të drejtat e punëtorëve e jo më i largu punëtorët”, ka deklaruar Fazliu-Bajraktari.

    Ajo kërkoi që të mbrohen të drejtat e secilit punëtorë, pa marrë parasysh a janë shëndetësor apo jo.

    “Kërkesa ime është me u vetëdijesuar popullata dhe me i mbrojtur të drejtat e secilit punëtorë, nëse ne e duam një kësi sindikatë duhet të jetë i përfilltë për të gjithë punëtorët shëndetësorë, pa marrë parasysh se a janë shëndetësor apo jo. Unë do të pres reagime sepse edhe ata janë njerëz dhe mbajnë familje me një rrogë edhe më ka prekur që kur ka punëtorë me vite të tëra që punojnë dhe kanë dhënë kontributin maksimal dhe në fund me u largu prej punës, kjo më prekur shumë”, ka thënë Fazliu-Bajraktari.

    Në anën tjetër, kryetarja e FSShK-së, Tevide Imeri, fillimisht ka mohuar largimin e tyre, e më pastaj thekson se kjo është do të bëhet për riorganizim të stafit.

    “Jo nuk është e vërtet kjo nuk e kemi qitë askënd prej pune. Ende nuk ka diçka zyrtarë janë veç bisedime që janë duke u bërë. Me riorganizim të punës e kemi bërë një ndryshim të rregullores, ristrukturim të punës, me siguri që po, por ende nuk është zyrtare”, ka thënë Imeri përmes telefonit.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot mban konferencën për media, në të cilën do të diskutohet për raportin e Komisionit...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, për FrontOnline thotë se Raporti i Progresit ku flet për procedurat e prokurimit publik, ia...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka drejtuar kritika ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke thënëse Kosova po kushtëzohet më shumë se...
    Të tjera
    Vip31 Tetor 2024
    Puthja e parë franceze, në Big Brother VIP Kosova tre, ndodhi sonte papritur mes Vullnetit dhe Gresës. Kjo ngjalli mjaft reagime mes...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në platformën X falënderoi Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Universitetin...
    Lajme31 Tetor 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshmitari Skënder Rracaj ka deklaruar se i akuzuari Gavrilo Milosavleviq dhe shokët e tij e kanë detyruar...
    Vip31 Tetor 2024
    Në Big Brother VIP Kosova 3 ka ndodhur puthja e parë. Qenë Vullneti dhe Gresa të cilët ndanë një puthje e cila...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverinë aktuale për menaxhim në katër vitet e fundit. Abdixhiku, përball analistëve, ka thënë se...
    Sport31 Tetor 2024
    Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka reaguar në lidhje me vdekjen e prindërve të tij në një aksident në Selanik. Me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.