×
  • Lajme
  • Lajme

    FSSHK apel për partitë politike: Merrni masat në tubime, më mirë një jetë e shpëtuar se një votë më shumë

    FrontOnline
    01 Shkurt 2021

    Nesër fillon zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme me 14 Shkurt 2021, andaj sot Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një komunikate për media apelon tek të gjitha subjektet politike garuese në zgjedhje që të zbatojnë rekomandimet dhe respektojnë masat kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimet për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

    “Zbatimi i masave anti COVID-19 është i domosdoshëm dhe i detyrueshëm, çdo veprim tjetër në kundërshtim me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimeve në fuqi për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 mbeten përgjegjësi e liderëve të këtyre subjekteve, kurse në anën tjetër bëhet barrë e institucioneve shëndetësore gjegjësisht punëtorëve shëndetësor të cilët po i bëjnë një vit duke u marr intenzivisht me trajtimin e qytetarëve të infektuar me COVID-19”, thuhet nga FSSHK.

    Mos respektimi i masave nënkupton rritjen e numrit të infektuarve si pasojë edhe rritjen e numrit të vdekjeve,mos u bëni shkaktar të kësaj të keqeje sepse populli do ju ndëshkoj, të gjithëve pa përjashtim.

    Andaj edhe njëherë FSSHK kërkon nga subjektet politike që në tubimet e tyre për shpalosje të programeve ta kenë prioritet marrjen e masave për prandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

    Më mirë një jetë e shpëtuar se sa një votë më shumë.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu, ka reaguar pas videos së publikuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë për një sulm fizik ndaj taksistit kosovar. Sipas këtyre raportimeve, F.S., 34-vjeçar, është sulmuar fizikisht...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit lidhur me deklarimet mbi çështjen e granteve nga Agjencia...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një 33-vjeçar ka vdekur në Shqipëri. Kjo si pasojë e një aksidenti të ndodhur dje në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”. Shoferi ka humbur...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu, ka realizuar sot një vizitë në komunën e Mitrovicës. Ai thotë se...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Edhe në kantonin e Bazelit, Bedri Hamza i është drejtuar përkrahësve të tij. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një qytetar nga Podujeva i ka gjetur sot një shumë të parave, që me siguri se i kanë humbur dikujt dhe ato...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.