×
  • Lajme
  • Lajme

    FSSHC: Shërbyesit civil në presion të ri-sistemimit nëpër ministri

    FrontOnline
    19 Prill 2021

    Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë (FSSHC) ka analizuar situatën aktuale të shërbyesve civilë në institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht në disa ministri që janë fuzionuar, ku është konstatuar se shumë shërbyes civilë janë në presion të risistemit nëpër vendet e punës për shkak të mundësisë së dyfishimit të pozitave.

    FSSHC nëpërmjet një komunikate, ka kërkuar nga institucionet qendrore që të jenë më të vendosur dhe vigjilentë që të merren me sistemim, respektivisht të përcaktimit të pozitave të shërbyesve civilë sipas mundësive në bazë të profesioneve dhe akt-emërimeve.

    “FSSHC shpreh gatishmërinë të kontribuojë për mundësitë sistemuese dhe akomoduese në bazë të rregullave ligjore në fuqi, duke respektuar të drejtat e punës në përputhje me procedurat administrative. Po ashtu, FSSHC kërkon nga Qeveria e Kosovës që të vlerësojë përkushtimin e shërbyesve civilë në mbarëvajtjen e punës së institucioneve në rrethanat e krijuara nga Pandemia. Për këtë kërkojmë nga qeveria që ta rishikojë edhe njëherë mundësinë e mbështetjes financiare për shërbyesit civilë të prekur nga COVid-19, të cilët nuk janë të përfshirë në asnjë nga pakot e mbështetje apo ndihmës financiare. Për këtë, FSSHC kërkon që të ndahen mjete nga Qeveria e Kosovës për mbështetje financiare për këtë kategori, që kanë qenë të prekur dhe që do të preken nga Covid-19, për arsye se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë në shërbim të qytetarëve dhe janë të ekspozuar ndaj kontakteve të drejtpërdrejta gjatë kryerjes së shërbimeve, ndërsa gjendja sociale dhe financiare e shërbyesve civilë është e papërballueshme për trajtimin e këtij virusi.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.