×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK u duqizua edhe gjatë vitit 2024, sukseset nuk patën të ndalur

    FrontOnline
    03 Janar 2025

    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa këtyre armatimeve, kokë-lartë qëndruan djem e vajza që u bënë shembull para shteteve më të fuqishme. Sukseset e tyre nuk patën të ndalur.

    Stemat e shtetësisë së Republikës, në uniforma i mbajtën e i përfaqësuan denjësisht. E shtetësia e Kosovës e cila u ndërtua mbi themele të forta, u ruajt me krenari nga gardianët e sigurisë. Ushtria u forcua. Buxheti për mbrojte e siguri u rrit në rreth 370 milionë euro gjatë 2024-tës. Forcave ushtarake iu shtuan makineri të dizajnuara për operacione logjistike dhe taktike. Depot e armatimit u furnizuan me armë moderne e municione të këmbësorisë. Ndërsa, kongresi amerikan ia aprovoi vendit blerjen e 246 raketave “Javelin”, pjesë e sistemeve raketore që godasin caqe me drejtim automatik deri në katër kilometra.

    Zhvillime të rëndësishme në fuqizimin e ushtrisë përcollën pothuajse gjithë vitin 2024-të. Në fillimvit Forcat e Sigurisë së Kosovës u nisën për në Mbretërinë e Bashkuar. Kontingjenti i ushtarëve mori pjesë në Operacionin INTERFLEX, që realizohej në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar, në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës. Ndërsa, në Kampin Dutch të shtetit IAOËA-së trupat e FSK garuan për ushtarin më të mirë për herë të parë në 7 vjet.

    Nga atje, djemtë e vajzat e Kosovës dhanë shembujt më të mirë se si duhet të mbrohet sovraniteti i vendit. Qasja profesionale, demonstrimi i aftësive të larta ushtarake, e disiplina e ushtarakëve u ra në sy shteteve më të fuqishme në botë. Kontingjente të FSK-së ishin pjesëmarrëse në trajnime të ndryshme që u realizuan brenda dhe jashtë vendit. Kjo edhe përforcoi imazhin e vendit, si dhe përçoi mesazhin se Kosova po angazhohet për paqe e stabilitet ndërkombëtarë.

    Hapat e këtyre ushtarëve u bënë frymëzim për shumë të rinj e të reja, të cilët ëndërr kishin të vishnin uniformat ushtarake të republikës. E ëndrra e shumë prej tyre nisi të jetësohej gjatë 2024-tës. 2024-ta vijoi edhe me zhvillime tjera të rëndësishme për ushtrinë e Kosovës. Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit mobilizoi ekzekutivin kosovar që patrullat ushtarake t’i shtrijë përgjatë kanalit të ujit në regjionet e Obiliqit dhe Vushtrrisë.

    Forcat e Sigurisë u vënë në mbrojtje të pikave kyçe të infrastrukturës kritike të Kosovës. Gardianët e sigurisë u mobilizuan për të mbrojtur sovranitetin nga çdo rrezik dhe çdo forcë armiqësore.Në përgjigje të përmbushjes së misionit të saj, Forca e Sigurisë gjatë gjithë vitit mori pjesë në aksione të ndryshme, përfshirë këtu edhe në shuarjen e zjarrit në Parkun Nacional të Prevallës. Kapacitetet operacionale të njësive të FSK-së u ngritën edhe me validimin me sukses të regjimentit të dytë të këmbësorisë në ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”.

    Ndërsa, disiplina e përkushtimi i ushtarakëve u vlerësua lartë. Përkundër që ushtria u fuqizua, ëndrra e ushtarakëve për anëtarësim në NATO, nuk arriti të jetësohej. Pengesë për vendin vazhdojnë të jenë shtetet mosnjohëse të pavarësisë, ndonëse presioni është shtuar.

    Në fokus këtë vit ishte edhe çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së. Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari i kishte dërguar një letër Ministrisë së Mbrojtjes, ku kishte ngritur shqetësime se aktivitetet e kësaj force mund të ndërpriten për shkak të mosfurnizimit me ushqim. Madje për këtë, presidentja Vjosa Osmani kishte kërkuar një raport të detajuar nga Komandanti i FSK-së, dhe kishte ftuar në takim atë dhe Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Megjithëse, nga Ministria e Mbrojtjes thanë se kanë ndërmarrë veprime dhe se shujtat ushqimore janë duke u shërbyer, raporton RTKlive.

    E viti 2024 u përmbyll me një lajm të mirë për ushtrinë. Kosova për herë të parë nisi procedurat për hapjen e fabrikës së municionit si dhe një laboratori për projektimin e mjeteve ajrore pa pilot. Kontrata iu besua një kompanie turke, e cila do të punojë në vënien në funksion të fabrikës e cila do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s.

    E njëjta do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore. Ndërsa, fuqizimi i mbrojtjes do të vazhdojë edhe në vitin 2025. Buxheti i paraparë për këtë fushë do të kap vlerën e mbi 207 milionë eurove.

    Forca e Kosovës tashmë gjendet në vitin e 6 të tranzicionit gjithëpërfshirës të saj në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe kërkesat për anëtarësim në NATO.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Janar 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova janë shtuar në 3 orë e...
    Lajme05 Janar 2025
    92 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë. Dy nga këto aksidente kanë përfunduar me fatalitet, 26 me...
    Lajme05 Janar 2025
    Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka treguar për “Front Online” se çka e pretë Kosovës sa i përket lojërave...
    Të tjera
    Kronika05 Janar 2025
    Një burrë në Prishtinë e ka rrahur gruan e tij, ndërsa djali i saj e ka sulmuar babain e tij që ta...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia, ku ai vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare....
    Lajme05 Janar 2025
    Janë përditësuar të dhënat mbi pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova. Të Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin deri...
    Lajme05 Janar 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët, por me intervale me diell. Në...
    Vip05 Janar 2025
    Driloni dhe Xheneta kanë biseduar në lidhje me raportin e kësaj të fundit me Gjestin. Driloni e ka sugjeruar Xhenetën që t’i...
    Lajme04 Janar 2025
    Biznesmeni Behgjet Pacolli, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rreth rastit ‘‘Grandi’’, duke thënë se askush nuk e ka kërkuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.