×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

    FrontOnline
    22 Qershor 2024

    Forca e Sigurisë së Kosovës së shpejti do të jetë me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë. Mirëpo njohësit e fushës janë me mendime të ndryshme sa i përket lokacionit të këtij aeroporti, se a do të ndikojë pozitivisht në ruajtjen e sovranitetit të vendit.

    Aktualisht është në shërbim të misionit të EULEX-it.

    Por shumë shpejt, hapësira me vijën kufitare me Serbinë do t’i kalojë në shfrytëzim Forcës së Sigurisë së Kosovës si aeroport ushtarak.

    Kjo pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës për dhënien e tokës që kishte shërbyer si aeroport për trajnimin e parashutistëve dhe aeroplanëve sportivo-ushtarak të ish-Jugosllavisë.

    E profesori i kriminalistikës vlerëson se një vendim i tillë është i rëndësishëm për FSK-në dhe se pozita e saj është e rëndësishme për shkak edhe të afërsisë me vijën kufitare me Serbinë.

    “Kjo infrastrukturë që është vu në shërbim të FSK-së është më se e qëlluar dhe natyrisht që paraprakisht janë vlerësuar rrethana tjera të karakterit edhe objektiv edhe strategjik sigurisht që pozicioni kur i është dhënë territori, lokacioni është shumë i rëndësishëm për aspektin edhe strategjik edhe operativ të FSK-së në mënyrë që të kryej me efikasitet detyrat dhe obligimet që dalin nga Kushtetuta me misionin që ka FSK-ja”, tha për TëVë1 profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku.

    Por njëjtë nuk mendon anëtari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje.

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se vendosja afër vijës kufitare me Serbinë nuk është strategjike nga ana e FSK-së.

    “Objektet e rëndësisë së veçantë nuk është mirë të ndodhen në afërsi të kufirit dhe është shumë më e vështirë situata e mbrojtjes e ruajtjes së tyre. Besoj se keni informacion se në sulmet e para të një shteti që pretendon një invazion në një shtet tjetër janë godinat e objekteve të rëndësisë së veçantë ku hyjnë edhe aeroportet në veçanti”, tha Berisha.

    Ish-ushtaraku tregon edhe funksionin që do ta ketë një aeroport i tillë.

    “Mund të jetë në përdorimin e praktikohen në punën dhe fluturimet e kufizuara me helikopter në të ardhmen kur t’i ketë forca ose nëse do të blejmë fluturake siç janë aeroplanët të tipit izraelitë që mund t’i zëvendësojnë në çdo aspekt helikopterët multi-funksionalë që kemi planifikuar t’i blejmë meqë kanë të bëjnë me evakuim, me luftimin kundër zjarrit por edhe me luftimin real në fushëbetejë”, tha Berisha.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme27 Qershor 2024
    Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, tha se një përpjekje për afrim mes PDK-së dhe LVV-së do të ishte e kotë sepse ka...
    Lajme27 Qershor 2024
    Sot ka hyrë në fuqi Ligji për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë. Kryeministri Kurti këtë e ka vlerësuar si...
    Lajme27 Qershor 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka takuar delegacionin gjerman nga shteti i Bavarisë, të cilët i ka falënderuar...
    Të tjera
    Sport27 Qershor 2024
    Kampioni i Malit të Zi në futboll, Deçiq nga Tuzi, ka vendosur të bëjë një ndryshim rrënjësor pas fitimit të titullit kampion...
    Lajme27 Qershor 2024
    Hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit -Pejë, sot kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Pejë, ku së bashku...
    Lajme27 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një instruktor të autoshkollës në Pejë pasi të njëjtin e ka kapur duke pranuar 500 euro për...
    Lajme27 Qershor 2024
    Kryeministri Kurti ka pritur në zyrën e tij profesorin Daniel Serwer, ndaj të cilit tha se është mirënjohës për “këshillat e mençura”....
    Lajme27 Qershor 2024
    Një ditë pas dështimit të takimit në Bruksel midis kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministri për Komunitete dhe...
    Lajme27 Qershor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurit, e ka vizituar komunën e Dragashit dhe fshatin Kuk, pas vërshimeve të djeshme. Kurti tha se vërshimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.