×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK përballë sukseseve, sfidave e angazhimeve gjatë vitit 2024

    FrontOnline
    02 Janar 2025

    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa këtyre armatimeve, kokë-lartë qëndruan djem e vajza që u bënë shembull para shteteve më të fuqishme. Sukseset e tyre nuk patën të ndalur.

    Stemat e shtetësisë së Republikës, në uniforma i mbajtën e i përfaqësuan denjësisht. E shtetësia e Kosovës e cila u ndërtua mbi themele të forta, u ruajt me krenari nga gardianët e sigurisë. Ushtria u forcua. Buxheti për mbrojte e siguri u rrit në rreth 370 milionë euro gjatë 2024-tës. Forcave ushtarake iu shtuan makineri të dizajnuara për operacione logjistike dhe taktike. Depot e armatimit u furnizuan me armë moderne e municione të këmbësorisë. Ndërsa, kongresi amerikan ia aprovoi vendit blerjen e 246 raketave “Javelin”, pjesë e sistemeve raketore që godasin caqe me drejtim automatik deri në katër kilometra.

    Zhvillime të rëndësishme në fuqizimin e ushtrisë përcollën pothuajse gjithë vitin 2024-të. Në fillimvit Forcat e Sigurisë së Kosovës u nisën për në Mbretërinë e Bashkuar. Kontingjenti i ushtarëve mori pjesë në Operacionin INTERFLEX, që realizohej në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar, në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës. Ndërsa, në Kampin Dutch të shtetit IAOwA-së trupat e FSK garuan për ushtarin më të mirë  për herë të parë në 7 vjet.

    Nga atje, djemtë e vajzat e Kosovës dhanë shembujt më të mirë se si duhet të mbrohet sovraniteti i vendit. Qasja profesionale, demonstrimi i aftësive të larta ushtarake, e disiplina e ushtarakëve u ra në sy shteteve më të fuqishme në botë. Kontingjente të FSK-së ishin pjesëmarrëse në trajnime të ndryshme që u realizuan brenda dhe jashtë vendit. Kjo edhe përforcoi imazhin e vendit, si dhe përçoi mesazhin se Kosova po angazhohet për paqe e stabilitet ndërkombëtarë.

    Forcat e Sigurisë u vënë në mbrojtje të pikave kyçe të infrastrukturës kritike të Kosovës. Gardianët e sigurisë u mobilizuan për të mbrojtur sovranitetin nga çdo rrezik dhe çdo forcë armiqësore.Në përgjigje të përmbushjes së misionit të saj, Forca e Sigurisë gjatë gjithë vitit mori pjesë në aksione të ndryshme, përfshirë këtu edhe në shuarjen e zjarrit në Parkun Nacional të Prevallës. Kapacitetet operacionale të njësive të FSK-së u ngritën edhe me validimin me sukses të regjimentit të dytë të këmbësorisë në ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”.

    Në fokus këtë vit ishte edhe çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së.  Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari i kishte dërguar një letër Ministrisë së Mbrojtjes, ku kishte ngritur shqetësime se aktivitetet e kësaj force mund të ndërpriten për shkak të mosfurnizimit me ushqim.  Madje për këtë, presidentja Vjosa Osmani kishte kërkuar një raport të detajuar nga Komandanti i FSK-së, dhe kishte ftuar në takim atë dhe Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Megjithëse, nga Ministria e Mbrojtjes thanë se kanë ndërmarrë veprime dhe se shujtat ushqimore janë duke u shërbyer.

    E njëjta do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore. Ndërsa, fuqizimi i mbrojtjes do të vazhdojë edhe në vitin 2025. Buxheti i paraparë për këtë fushë do të kap vlerën e mbi 207 milionë eurove.

    Forca e Kosovës tashmë gjendet në vitin e 6 të tranzicionit gjithëpërfshirës të saj në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe kërkesat për anëtarësim në NATO./rtk

    Nga Rubrika
    Lajme04 Janar 2025
    Biznesmeni Behgjet Pacolli, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rreth rastit ‘‘Grandi’’, duke thënë se askush nuk e ka kërkuar...
    Lajme04 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa orët e mëngjesit do të jenë me acar të fortë,...
    Lajme04 Janar 2025
    Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, deklaroi për RTK-në se është e domosdoshme të punohet për përmirësimin e...
    Të tjera
    Lajme04 Janar 2025
    Situata në pikat kufitare të Kosovës, ku ka pritje të gjata të qytetarëve për të dalë nga Kosova, s’ka përmirësim, shkruan Gazeta...
    Lajme04 Janar 2025
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot gjatë ditës ka takuar qytetarë edhe në Rahovec, të cilët, i pari i...
    Lajme04 Janar 2025
    Toby Cadman, avokat i Nasim Haradinajt gjatë gjithë procesit gjyqësor mbi 4 vjeçar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke...
    Lajme04 Janar 2025
    Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj burgim javën e kaluar, ka ndarë detaje...
    Vip04 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në pritje të fëmijës së saj të parë. Burime të Indeksonline pranë artistes kanë konfirmuar...
    Lajme04 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Altin Krasniqi ka njoftuar për takimin e sontëm që ka zhvilluar në Drenoc të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.