×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK-ja vazhdon të furnizohet me ushqim përmes kontratave aktive të AQP-së

    FrontOnline
    02 Nëntor 2024

    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdon të furnizohet me ushqim përmes kontratave aktive të Autoritetit Qendror të Prokurimit (AQP). Pra, ende s’ka staf të rekrutuar profesional të kuzhinierëve dhe stafit mbështetës në FSK. Por, merret vesh se konkursi tashmë është mbyllur, ndërsa procedurat e tij pritet të përfundojnë brenda 45 ditësh.

    Ende nuk është përzgjedhur stafi profesional vetanak që do të përgatiste ushqim për pjesëtarët e FSK-së. Por, merret vesh se tashmë është mbyllur konkursi, procedurat e të cilit parashihet të mbyllen brenda 45 ditësh.

    “Nuk ekziston asnjë kontratë me operatorë ekonomikë për çështje të ushqimit që është e lidhur direkt me Ministrinë e Mbrojtjes si Autoritet Kontraktues. Është bërë e ditur disa herë se Ministria e Mbrojtjes është duke shfrytëzuar kontratat aktive të AQP-së deri në rekrutimin e stafit profesional të kuzhinierëve dhe stafit mbështetës, për pranimin e te cilëve veçse është mbyllur konkursi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes, për RTK.

    E për “Sfidat e prokurimit për ushqimin e FSK-së”, Iniciativa për Progres (INPO) ka dalë me një raport.

    INPO thotë se në raport është shqyrtuar ligjshmëria dhe efektiviteti i procedurave të ndjekura nga Ministria e Mbrojtjes gjatë viteve 2018-2024.

    Sipas kësaj analize, janë nxjerrë në pah mungesa e transparencës, përdorimi i shpeshtë i procedurave të negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë, trajtimi jo i barabartë i operatorëve ekonomikë e probleme të tjera.

    “Operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë nga ana e Ministrisë mbrojtjes ka qenë i papërgjegjshëm dhe në bazë të vendimeve të OSHP-së pasi që nuk e ka plotësuar një nga kriteret e parapara në dosje të tenderit. Kjo kontratë ka përfunduar në vitin 2023 dhe pamundësitë e Ministrisë së Mbrojtjes për të arritur një kontratë tjetër të rregullt kanë obliguar Ministrinë e Mbrojtjes që në emër të situatës emergjente t’i nënshkruaj edhe tre kontrata të tjera me anë të procedurë së negociuar me operatorin ekonomik, i cili veçse e ka pasur kontratën paraprake”, deklaron Arbër Kabashi, zyrtar monitorues në INPO.

    Sipas analizës së INPO-s, një nga çështjet kryesore të identifikuara në këtë hulumtim është dhënia e kontratës për operatorin ekonomik të papërgjegjshëm dhe mosndërmarrja e masave të duhura ligjore ndaj dokumentacioneve të dyshimta.

    “Ne kemi rekomanduar për Ministrinë e Mbrojtjes që në të ardhmen të ketë kujdes në hartimin e specifikimeve teknike në mënyrë që probleme të cila që çojnë deri te mos kontraktimi i një kontrate të mos ketë”, shton Kabashi.

    Po ashtu, sipas analizës së INPO-s, përdorimi i situatave emergjente ka krijuar një mjedis që cenon konkurrencën e drejtë dhe favorizon operatorë të caktuar.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shkruar në “X” për vendimin e Gjykatës Supreme të Serbisë në lidhje me akuzën e tij ndaj zëvendëskryeministrit...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Misioni Paqëruajtës i NATO-s ka shprehur mirënjohje për punën e tyre në Kosovë. Njësitet e Specializuara Shumëkombëshe të KFOR-it, morën medalje për...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, ka zbuluar sot në Klan Kosova, se për anëtarësimin ne NATO, Kosova do të ratifikojë...
    Të tjera
    Sport04 Nëntor 2024
    La Gazzetta dello Sport pretendon se kthimi i Radu Dragusin në Juventus nga Tottenham nuk mund të përjashtohet, por bardhezinjtë kanë nevojë...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Katër motra të lidhura ngushtë me kujtimet e fëmijërisë dhe dashurisë që patën për shtëpinë e prindërve të tyre në Shtime, u...
    Bota/Rajoni04 Nëntor 2024
    Ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi ka paralajmëruar që do të kërkojë drejtësi te Gjykata Evropiane për...
    Vip04 Nëntor 2024
    Pas diskutimeve për alfabetin, Vullneti iu ka shpjeguar banorëve se nacionaliteti është një ndjesi. “Nacionaliteti është ndjesi, qysh ti ndihesh, çfarë gjuhe...
    Vip04 Nëntor 2024
    Sara ka vazhduar të ketë hatër mbetje me Gjestin pasi ky i fundit dje tentoi ta hidhte në pishinë. Kësisoj, në një...
    Vip04 Nëntor 2024
    Një 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar në kryeqytet nga pesë persona. Lidhur me këtë, ka reaguar ish-konkurrentja e edicionit të dytë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.