×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK-ja certifikon grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Forca e Sigurisë së Kosovës e ka certifikuar grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina të cilët për gjashtë javë ndoqën trajnimin nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së dhe instruktorët amerikanë të EUCOM.

    Bëhet e ditur se gjatë këtyre javëve, kursantët u trajnuan në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si mund të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë sa më të sigurt.

    “Zëvendës Komandanti i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kolonel Skender Hoxha uroj kursantët për përfundimin e trajnimit dhe rendësin e trajnimit si dhe rolin fisnik të misionit të tyre”, thuhet në njoftimin e FSK-së

    Më tej, në njoftim thuhet se grupi i kursantëve do të kthehen në Ukrainë për të dhënë kontributin e tyre në njësitë e tyre në eliminimin e mjeteve të pashpërthyera dhe zvogëlimin e rrezikut për popullin ukrainas.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Rrjeti i Grave të Kosovës sërish shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e punëtoreve teknike greviste, ku dje, ditë e mërkurë, njëra...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës e ka përfunduar seancën e jashtëzakonshme që sot u thirr nga opozita për të diskutuar për “skandalet dhe keqmenaxhimin...
    Lajme24 Tetor 2024
    Rreth orës 12:00, në Bruksel raportohet të ketë përfunduar takimi mes ndërmjetësit Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorit serb për bisedimet Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq,...
    Të tjera
    Vip24 Tetor 2024
    Mëngjesin e sotëm, konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Vullneti e nisi ditën me aktivitete sportive. Megjithëse nuk i munguan as kunjat....
    Vip24 Tetor 2024
    Rezi është parë i mërzitur në Big Brother VIP Kosova 3. Madje, ai është parë duke qarë me dënesë, njofton Klankosova.tv. Për...
    Vip24 Tetor 2024
    Vullneti, Gresa dhe Mevlani janë duke vazhduar thumbat ndaj njëri-tjetrit. Mëngjesin e sotëm ata kanë diskutuar se kush lë shtëpinë të premten....
    Sport24 Tetor 2024
    Mesfushori kosovar, Muharrem Jashari, është shpallur lojtari më i mirë i muajt gusht dhe shtator në Premierligën e Ukrainës. Jashari aktualisht luan...
    Sport24 Tetor 2024
    Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, e ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve. Për herë të parë në histori, Kosova...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Pasi Gjykata e Posaçme dha masën e sigurisë “arrest me burg” një ditë më parë, Ilir Meta nga blloku i sigurisë u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.