Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë bërë me berber të ri.
Ata do t`i qeth Avdi Koca. E atë do ta ndihmojnë në këtë proces edhe disa punëtorë të tij.
Floktaria ku ata punojnë, A.R.F, u rekomandua më 8 dhjetor për kontratë në tenderin që e hapi Ministria e Mbrojtjes për kryerjen e këtij shërbimi, shkruan “Front Online”.
Vlera e kontratës 16 muajshe është 7488 euro. Megjithatë, kjo shumë, mund të mos harxhohet e tëra.
Kontrata është publike kornizë që nënkupton se qethjet bëhen vetëm sipas nevojës së trupave të FSK-së.
Në total janë paraparë 3120 qethje.
Kur krahasohet shuma e kontratës me numrin e paraparë të shërbimeve del se FSK-së, qethja e një pjesëtari të saj do t`i kushtojë pos 2 euro e 40 cent.
Prerja e flokëve bëhet në kazermat e FSK-së në Prishtinë dhe Ferizaj.
Biznesi “A.R.F” u zgjodh fitues para floktarisë tjetër “Teatri”, e cila edhe pse ofertoi më lirë nuk ishte në rregull me disa dokumente tjera, të cilat kërkoheshin në tender.