Gjenerallejtënant, Rrahman Rama dekoroi Ekipin Ushtarak Mjekësor të Italisë që po ndihmon Kosovën kundër koronavirusit dhe oficerin ndërlidhës me FSK-në, Kol Stella.
Ky dekorim erdhi në prag të Ditës së Bashkimit Kombëtar dhe Forcave të Armatosura të Italisë, kështu ka bërë të ditur ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
“Në prag të Ditës së Bashkimit Kombëtar dhe Forcave të Armatosura të Italisë, Gjenerallejtënant Rrahman Rama dekoroi Ekipin Ushtarak Mjekësor të #Italisë që po ndihmon #Kosovën kundër #Koronavirusiit, si dhe Oficerin tonë të Ndërlidhjes më FSK-në Kol. Stella”, ka shkruar Orlando në Twitter.
Në fund ai shkruan se “Jam krenar për bashkëpunimin tonë dhe për punën e jashtëzakonshme të këtyre oficerëve”.
On the eve of #Italy National Unity & Armed Forces Day Lt Gen Rrahman Rama awarded the #Italy Military Medical Team assisting #Kosovo on #Coronavirus & our Liaison Officer to the KSF Col Stella.
I am proud of our cooperation & of the outstanding job of these officers!
?????? pic.twitter.com/JM8XBe9Sz8
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) November 3, 2020