Dihet se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm gjatë ditës, prandaj duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë kur bëhet fjalë për zgjedhjen e ushqimit.
Gjegjësisht, trupi ka nevojë për energji pas pushimit dhe gjumit, ndaj marrja e ushqimeve të shëndetshme është zgjidhja e duhur dhe sigurisht në to përfshihen edhe frutat.
Shkencëtarët kanë hulumtuar nëse është e mençur të hani fruktozë, gjegjësisht sheqer që përmban fruta, në mëngjes me stomakun bosh dhe kanë arritur në përfundimin se është shumë mirë të përfshini fruta në mëngjes. Sigurisht, frutat duhet të përfshihen në vaktet e tjera pasi janë jashtëzakonisht të shëndetshme.
Fruti është i pasur me vitamina dhe fibra, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e ndjenjës së ngopjes deri në drekë, prandaj nuk ka nevojë të hahet tepër. Për shembull, mund të hani bollgur për mëngjes dhe të shtoni mollë ose manaferra të grira.
Megjithatë, disa hulumtime tregojnë se është mirë që në mëngjes të hamë vetëm fruta pa asnjë aditiv, sepse atëherë trupi ynë merr më të mirën nga frutat./FrontOnline/