×
  • Lajme
  • Infografika
  • Infografika

    Front Online sjellë planin e vaksinimit për Kosovën me detajet se kur arrijnë dozat e para

    FrontOnline
    11 Mars 2021

    Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka bërë një plan të vaksinimit të qytetarëve të saj për këtë vit, shkruan Front Online.

    Në bazë të planit të hartuar nga MSH-ja, i miratuar më pas nga Qeveria e Kosovës, planifikohen të vaksinohen 53 mijë qytetarë në fazën e parë

    Me vaksinat nga Astra Zeneca është planifikuar që të vaksinohen të gjithë punëtorët shëndetësor që janë 13 mijë e 500. Për këtë kategori janë ndarë 28 mijë e 500 vaksina, duke e pasë parasysh edhe numrin e nevojshëm të dozave përfshirë edhe humbjet, shkruan Front Online.

    Në bazë të këtij plani, do të vaksinohen edhe 1 mijë e 249 banorë në shtëpitë e pleqve dhe punëtorët social.

    Janë diku rreth 33 mijë persona që do të vaksinohen mbi moshën 80 vjeç.

    Msh-ja ka paraparë që në planin e saj të vaksinojë në fazën e parë edhe një pjesë të personave me sëmundje kronike, diku 5251 veta.

    Në planin e hartuar nga MSH-ja është menduar që 17 për qind e popullatës të vaksinohet deri në fund të këtij viti me 646 mijë vaksina nga Astra Zeneca.

    133 mijë e 348 vaksina do të ndahen për grup moshat 65 deri në 79 vjeç.

    125 mijë e 439 për një pjesë të mbetur të personave më sëmundje kronike.

    33 mijë e 310 për mësimdhënësit dhe 3 mijë e 903 për forcat e sigurisë.

    I gjithë procesi i vaksinimit në fazën e parë dhe të dytën do të bëhet me vaksinat e Astra Zenecas të cilat i dhurohen Kosovës, shkruan Front Online.

    Por, Ministria e Shëndetësisë në planin e saj ka paraparë edhe 3 skenarë për pjesën tjetër të vaksinimit të qytetarëve, dhe ky plan i saj është miratuar nga Qeveria e Kosovës.

    Në skenarin e parë, parashihet vaksinimi i 50 për qind i popullatës me vetëfinancim nga Qeveria e Kosovës, ku përfshihen 1,913,200 vaksina të Astra Zenecas me kosto 5,147,157 dollarë.

    Në skenarin e dytë, parashihet 50 për qind e popullatës me vetëfinancim nga Qeveria ku përfshihen 1,913,200 vaksina të kompanisë Moderna, me kosto 42,305,400 dollarë.

    Në skenarin e tretë, parashihet vaksinimi i popullatës me vetëfinancim , ku parashihet të blihen 1,913,200 vaksina nga Pfizer/Biontech, me kosto 34,549,410 dollarë.

    Kosova deri më sot, ende nuk ka porositur zyrtarisht asnjë vaksinë në kompanitë e prodhimit të vaksinave./Front Online/

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kandidati i për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri, thotë se si pasojë e mungesës së energjisë elektrike dhe temperaturave të...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar pretendimet se masat e subvencionimit të pajisjeve ngorhëse efiçiente nga dikasteri që ajo udhëheq kanë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Republikane, Nikolla Sandulloviq, njoftoi se Prokuroria e Lartë Publike në Nish e ka hedhur poshtë padinë penale të Ministrisë...
    Të tjera
    Vip28 Dhjetor 2024
    Pas rrëfimit të sinqertë të Vullnetit për orientimin e tij seksual, kjo u bë temë e banorëve. Madje disa fjalë për Vullnetin...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e kishte paralajmëruar qeverinë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti se do t’i...
    Sport28 Dhjetor 2024
    Cristiano Ronaldo i dha një goditje elitës së futbollit francez duke thënë se Superliga e Arabisë ka një standard më të lartë,...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, sot pati bashkëbisedim me qytetarët e Osekur të Gjakovës. Haradinaj njoftoi se nga pritja e...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ndonëse është vikend, sot janë vërejtur kolona të mëdha në hyrje të kryeqytetit. Bëhet fjalë për rrugët magjistrale në hyrje Prishtinës nga...
    Lifestyle28 Dhjetor 2024
    Konkretisht, bëhet fjalë për pajisje më të vjetra se 10 vjet, të cilat ende përdorin sistemin operativ Android KitKat. Pajisjet me këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.