Se fatin e saj, për ta pasur përkrahjen e familjes nuk e kanë shumica e viktimave tjera tregon edhe ajo.
“Ka shumë familje tjera që e rrisin presionin mbi viktimën këtu flasim për shoqërinë tonë të ngushtë që edhe nëse kanë përjetuar raste të njëjta përjetimi i dhunës psikike prej familjes ose rrethit të shoqërisë se ti je dukur keq ose ti e ke pasur fajin se ke veshur diçka shkurt ka qenë ma e madhe se ajo që e ka përjetuar në rastin konkret”, ka thënë ajo ndër të tjera.
Ajo tregon se edhe pas një viti nuk e ka sigurinë që të dal e vetme dhe ka frikën se gjithmonë do të përsëritet një rast i tillë.
“Frika është çdo herë e aq ma tepër kur t’i dëshiron që të dukesh mirë ose me dal natën vonë në mbrëmje. Ti çdo herë e ki parasysh se diçka e tillë mundet me të ndodhë e që 50 përqind e rasteve edhe ndodhë, mirëpo kjo e krijon një pasiguri që t’i me i largu stigmat edhe paragjykimet për gjininë e kundërt”, ka pohuar ajo.
Lexo lajmin e plotë:
https://frontonline.net/rrefehet-viktima-e-ngacmimit-seksual-u-ngacmova-ne-rruge-policia-e-kosoves-spo-merret-me-rastin/