Frashër Krasniqi nga PSD ka thënë ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë shkatërruese për partitë që siç i quan ai të vjetra, duke iu referuar subjekteve politike që kanë qenë në qeverisje në të kaluarën.
“Njerëzit në zgjedhje votojnë për projekte politike që nuk janë elektorale. Projektet e tyre politike i kanë arritur maksimumet. Ajo që po pretendohet se po vjen është në rrafshin ekonomik por edhe politik është vetëm paketim ndryshe sepse është e njëjta përmbajtje në ekonomi dhe politikë dhe që mund të jetë regresive”, ka thënë Krasniqi.
“Për neve partitë e vjetra janë diçka që kanë shkuar, kurse ajo që po vjen – Lëvizja vetëvendosje – është mashtrim i ri. Është vazhdimësi e projekteve të vjetra”.
Lidhur me debatin për UÇK-në, Krasniqi ka thënë se nuk varet a ki njerëz të UÇK-në parti në ballë për ta mbrojtur atë.
“UÇK-ja na përcjell edhe sot – jo a ke marrë pjesë në luftë a jo. UÇK përcjell disa vlera që mund të riaktualizohen edhe sot. Rezistenca është vlera e UÇK-së”.