Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzave ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit.
Krasniqi tha se sot feston Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas tij, Albin Kurti feston kriminalizimin e UÇK-së, të cilin nuk e ndali, edhe pse fuqinë e ka dhe e kishte.
Sipas tij, sot feston Serbia, sepse nisma e saj për kriminalizimin e luftës sonë, gjeti mjaftë entuziastë në politikën tonë vendore.
Postimi i plotë:
Sot feston Vetëvendosja!
Albin Kurti feston kriminalizimin e UÇK-së, të cilin nuk e ndali. Fuqinë e ka dhe e kishte. Por interesi partiak i tha të kundërtën. I njëjti interes partiak që dikur e shtyu Thaçin ta sjell këtë Gjykatë në Kosovë.
Sot feston Serbia sepse nisma e saj për kriminalizimin e luftës tonë, gjeti mjaft entuziastë në politikën tonë vendore. Si në fillim ashtu edhe sot.