×
  • Lajme
  • Lajme

    Frashër Demaj për librin e historisë: Ma rrezikuat jetën por nuk mund ta cenojnë karakterin tim kombëtar

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Deputeti i LDK’së, Frashër Demaj, ka folur në seancën e sotme për Masakrën e Reçakut, e cila në librin “Luftërat, Ndarjet, Integrimi” (1990-2008), kapitulli II-27”, është cilësuar si incident.

    Demaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës i ka quajtur shpifje tendencioze të gjitha reagimet ndaj publikimeve në këtë libër.

    “Gjatë këtyre ditëve janë bërë shumë shpifje, insinuate dhe gënjeshtra nga qarqe të ndryshme me cenim të imazhit publik të dikujt. Në shkrimet e Frashër Demajt, masakra e Reçakut nuk quhet ndryshe pos masakër në Reçak ose masakra e Reçakut, ju që s’lexoni kapni shikoni, ju të tjerët që keni qëllime tendencioze hiqni dorë nga këto situate sepse nuk ju bëjnë nder juve”, ka deklaruar Demaj.

    Ai ka thënë se nuk mban përgjegjësi për smaterialet që nuk i ka shkruar ai, apo grupi punues i Kosovës në Agjencionin Shtetëror të Arkivave të Kosovës.

    “Unë dhe grupi punues i Kosovës mbajmë përgjegjësi vetëm për ato materiale të cilat mbajnë vulën e Agjencionit Shtetëror të Arkivave të Kosovës. Meqë po e kërkoni, dhe unë jam i bindur që nuk e keni lexuar hiç, shikojeni librin në faqen 66 flitet për përpjekjet paqësore të Rugovës për pavarësi, në faqen 67 flitet për UÇK’në, gjithashtu e kam dërguar deklaratën nr 8 të 16 shtatorit ’98 që UÇK’ja ishte organizatë e organizuar dhe kishte hierarki dhe jo siç e quanin grup të armatosur ose grup terrorist”, ka deklaruar Demaj..

    “Pastaj në faqen 68 flitet gjithashtu për UÇK’në, në faqen 69 i keni refugjatët shqiptarë në kufirin Kosovë-Shqipëri, në faqen 69 flitet për masakrën e Reçakut sipas Humans Rights Ëatch, në faqen 70 flitet për masakrën e Reçakut sipas gazetës serbe ku kjo gazetë e quan incident, pra e quan gazeta Vreme e nuk e quajnë as burimet e Kosovës as Frashër Demaj”, ka deklaruar profesori i historisë.

    Demaj ka deklaruar se nuk ka shkruar asnjë fjalë që cenon dinjitetin kombëtar e shtetëror.

    “Pra ata që kanë shpifur aq shumë, ata që më kanë linçuar këto ditë, ata që më kanë fyer në mënyrat më të pista, ata që kanë rrezikuar jetën time dhe të familjes time, ata që nuk kanë dinjitet as karakter njerëzor, le të vazhdojnë të më linçojnë, le të më shajnë e të më fyejnë, por asnjëherë nuk më frikësojnë. Ata duhet ta dinë se s’mund ta cenojnë identitetin akademik as kombëtar timin, ata duhet ta kuptojnë se shkenca i ka ligjet e veta, duhet ta dinë se unë nuk asnjëherë nuk kam shkruar asnjë fjalë që cenon dinjitetin kombëtar e shtetëror, ata që kanë sharë e shpifur për Skënderbeun, e Isa Boletinin e kanë quajtur tradhtar, Azem bejtën, Nënë Terezën e kanë quajtur me terma që s’i nxjerr goja ime, pastaj Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin, ata janë njerëz të dështuar, ata s’mund të ma cenojnë imazhin tim publik”, ka deklaruar Demaj.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...
    Lajme09 Janar 2025
    Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se para Vitit të Ri, edhe Bondsteel është përfshirë në ndërprerjen...
    Të tjera
    Vip09 Janar 2025
    Artistja e njohur, Rina Balaj ka publikuar një fotografi me ish-reperin Fero. Ajo këtij imazhi ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Sport09 Janar 2025
    Rezistuan deri në minutën e 63-të. Vedat Muriqi me shokë nuk patën më shumë forcë për ta përballuar Real Madridin. Këta të...
    Lajme09 Janar 2025
    Nesër do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet...
    Vip09 Janar 2025
    A mendon se publiku të ka marrë inat për nominimin e Drilonit me Gjesti? Ishte pyetja e parë për Leo-n  në darkën...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.