Ajo fitoi zemrat e shumë njerëzve në filmin adoleshent “La Boum” dhe vazhdimin e filmit që pasoi. Për këtë rol ajo mori çmimin “Cezar” për aktoren më premtuese. Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur bëri filmin.
Në veprën e saj ka tituj të shumtë të njohur filmash si “Braveheart”, “Fanfan”, “The World Is Not Enough” dhe këtë herë Sophie Marceau provoi edhe si regjisor.
Kur ishte 18 vjeç, ajo filloi një lidhje me regjisorin francezo-polako Andrzej Zulawski, i cili ishte 24 vjet më i madh. Çifti u martua dhe patën një romancë për 16 vite. Në martesë ata patën një djalë, i cili tani është 26 vjeç.
Pas përfundimit të martesës, Sophie iu përkushtua regjisë, por filloi një romancë edhe me producentin Jim Lemley, me të cilin ka një vajzë, Juliet.
Sophie tha për mediat franceze se viti 2017 ishte jashtëzakonisht i vështirë për të. Gjegjësisht nga kanceri në mushkëri i ka vdekur nëna, e vetëm pak muaj më parë ka ndërruar jetë ish-bashkëshorti Andrzej Zulavski, me të cilin edhe pas divorcit ka qenë në marrëdhënie të mira./FrontOnline/