×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Francë, kamp proteste për refugjatët

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Mjekët pa kufij dhe katër grupe të tjera humanitare në Francë instaluan të martën një kamp për emigrantët në kryeqytetin e vendit për të risjellë në vëmendjen publike rreziqet që ata hasin.

    100 adoleshentë të shtruar gjatë natës në një nga parqet e Sheshit të Republikës në Paris i bënë me dije autoriteteve politike sfidën e të qenit të pashtëpi dhe refugjatë në vend të huaj.

    Shumë persona që kanë ardhur në Francë nga Afrika e Veriut, nga Lindja e Mesme dhe Azia për t’i shpëtuar luftërave dhe varfërisë, prej vitesh vijojnë të zhvendosen ilegalisht në kryeqytet.

    Që në 2016-ën, pas mbylljes me vendim qeverie të kampit të mbipopulluar të njohur si xhungla e Kaleit, përpjekjet vullnetare për të ngritur vende të tjera të përkohshme strehimi janë zmbrapsur nga autoritetet.

    Në kampin e ri të Parisit, Muhamedi, një emigrant 16-vjeçar, tregon se ndodhet në Francë që prej dhjetorit të kaluar, por jeta ka qenë e vështirë.

    “Personalisht nuk më ka ecur asgjë që kur mbërrita në Francë. Fle jashtë dhe ndonjëherë lihem në një cep, sulmohem nga tjerët. Tani jemi në kopsht publik dhe meqenëse nuk ka më vende për të pastrehët, do më duhet të rri këtu.”

    Një përfaqësuese e organizatës ndërkombëtare humanitare, Mjekët pa Kufij, thotë se kërkesat për azil të emigrantëve të mitur shpeshherë marrin deri 1 vit e gjysmë kohë për t’u vlerësuar nga gjykata.

    Gjatë kësaj periudhe, azilkërkuesit e rinj detyrohen të jetojnë rrugëve, pa kujdesin e autoriteteve.

    “Sot po përpiqemi ta bëjmë këtë popullatë të padukshme, më të dukshme. Statusi tyre është i veçantë sepse nuk njihen si të rritur, as si minorenë. Ata janë në rrezik duke ditur historikun e emigrimit, por edhe më shumë pasi nga rruga mund të bien pre e rrjeteve të drogës.”

    Shumë prej refugjatëve që janë vendosur në Paris në vitet e fundit shpresojnë të përfitojnë të drejtën e azilit, ndërsa për shumë të tjerë, qëllim mbetet largimi drejt Britanisë së Madhe.

    Qeveria franceze ka rritur numrin e strehëve për azilkërkuesit, por edhe operacionet e riatdhesimit për personat të cilëve u është refuzuar azili.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.