Autoritetet franceze kanë raportuar 41 mijë raste të reja me Covid-19.Kjo është shifra më e lartë ditore që kur vendi u përball pandeminë.Qeveria franceze ditë më parë zbatoi orën policore në Paris si dhe në disa qytete të tjera si masë preventive kundër koronavirusit.
Kryeministri francez, Jean Castex, vendosi që këtë masë ta zgjerojë edhe në disa zona të tjera të vendit për të parandaluar përhapjen e infektimeve.“Vala e dytë është duke ardhur”– tha aiRritje të fundit janë raportuar edhe në disa zona të tjera europiane, derisa rastet në valën e dytë thuhet se janë më të larta se në valën e parë.