×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Franca ndalon pjesëmarrjen e firmave izraelite në panairin e marinës ushtarake në Paris

    FrontOnline
    20 Tetor 2024

    Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha të dielën se kishte urdhëruar dikasterin e tij që të fillonte procedurat ligjore kundër presidentit francez, Emmanuel Macron, pasi Parisi i ndaloi firmat izraelite që të marrin pjesë në panairin e marinës ushtarake.

    Vendimi për të ndaluar pjesëmarrjen e firmave izraelite është incidenti i fundit i nxitur nga shqetësimi i qeverisë së presidentit Macron lidhur me mënyrën se si Izraeli i ka zhvilluar operacionet luftarake në Gazë dhe Liban.

    Drejtuesit e panairit “Euronaval”, që zhvillohet në Paris ndërmjet datave 4 dhe 7 nëntor, thanë përmes një deklarate se qeveria franceze e kishte informuar atë se delegacionet izraelite nuk do të lejoheshin të ekspozonin stenda apo pajisje, por mund të merrnin pjesë në panair. Shtatë firma izraelite janë prekur nga vendimi, thuhet në deklaratë. /voa

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Është gjetur i vdekur një nxënës pranë shkollës së mesme “Kryqi i nderuar” në Gjirokastër. Nxënësi 21-vjeçar Simon Sholla, është gjetur në...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Shtatë shqiptarë janë arrestuar të mërkurën në rajonin e Galicias, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Garda Civile spanjolle. Gjatë aksionit në...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Pam Bondi, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Prokurores së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, u përpoq...
    Të tjera
    Vip16 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, kanë dhuruar spektakel deri në orët e vona të natës....
    Sport16 Janar 2025
    Ylli i FC Barcelonës, Gavi, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Lamine Yamal, duke e cilësuar si lojtari më i mirë në botë...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Pasnesër fillon punën Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2025 në Kosovë, njoftoi Zyra e këtij misioni. Mandati dhe objektivat e...
    Kronika16 Janar 2025
    Dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër me shtetësi të huaj, të mërkurën kanë tentuar që të fluturojnë nga aeroporti “Adem...
    Lajme16 Janar 2025
    Brenda një dite, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 35 mijë euro ndaj partive politike për...
    Kronika16 Janar 2025
    Dy të dyshuar janë arrestuar nën dyshimin se njëri prej tyre në cilësinë e instruktorit në një autoshkollë ka pranuar nga i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.