France 2, transmetuesi kombëtar francez, ka konfirmuar për ESCToday se Franca do të konkurrojë në Eurovision Song Contest 2023 vitin e ardhshëm.
Kështu Franca i bashkohet listës së vendeve që deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Eurovision 2023.
Franca debutoi në Eurovision Song Contest në konkursin e parë në vitin 1956 dhe është një nga anëtarët themelues të konkursit.
Kombi francez e ka fituar këtë eveniment pesë herë: 1958, 1960, 1962, 1969, 1977.
Vendi i lartpërmendur ka pritur konkursin e Eurovizionit në tre raste: Kanë (1959,1961) dhe Paris (1978).
Në vitin 2022 Franca u përfaqësua nga Alvan & Ahez me këngën e tyre “Fulenn”. Të njëjtit arritën në finale e Eurovisionit, por nuk është se patën ndonjë arritje të madhe.
Pas fitores së Ukrainës në Eurovision 2022, është diskutuar në masë të madhe gjatë kësaj kohe nëse mund të zhvillohet ngjarja atje, për shkak të luftës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është iniciuar rast për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar” lidhur me përleshjen...
Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”. Terras që do të pasojë...
“Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...