×
  • Auto
  • Auto

    Franca i jep fund subvencioneve për veturat elektrike kineze

    FrontOnline
    22 Shtator 2023

    Shumica e veturave elektrike të prodhuara në Azi ka të ngjarë të përjashtohen nga një skemë franceze e subvencionimit për blerjen e automjeteve të tilla nga viti i ardhshëm, pasi Parisi kërkon të reduktojë numrin e automjeteve elektrike nga Kina dhe të shtyjë prodhimin vendas.

    Qeveria franceze do të nxjerrë një dekret të martën që përshkruan kriteret e reja për dhënien e subvencioneve. Në Francë, ky kriter do të praktikohet sipas skemës së mëposhtme të subvencionimit: deri në 7000 euro për personat me të ardhura më të ulëta që blejnë një EV dhe 5000 euro për të tjerët. Lista e automjeteve të pranueshme do të publikohet në mes të dhjetorit, u tha gazetarëve një zyrtar i qeverisë franceze, transmeton FrontOnline.

    Blerësit e disa veturave të prodhuara aziatike mund të marrin ende rimbursime, “por kjo nuk do të ishte më rasti për shumicën prej tyre sipas modelit që kemi krijuar”, tha zyrtari francez, duke shtuar se “nëse nuk bëni automjete në në vend, do ta keni të vështirë të qëndroni të kualifikuar për bonusin e gjelbër”.

    Kjo praktikisht do të thotë se Dacia Spring, që prodhohet në Kinë, mbetet pa bonus gjatë blerjes.

    Agjencia franceze e tranzicionit mjedisor do të vlerësojë kërkesat e prodhuesve të veturave dhe do të vendosë se cilat modele do të vazhdojnë të kualifikohen për subvencionin bazuar në të ashtuquajturin “rezultat mjedisor” – duke përdorur kritere të tilla si materialet, konsumi i energjisë, lloji i baterisë dhe ndikimi në mjedis.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi për herë të parë masën në muajin maj. Ai më pas tha se përdorimi i “parave të taksapaguesve francezë” për të subvencionuar veturat e prodhuara jashtë BE-së duhet të ndalet.

    Zyrtarët francezë këmbëngulin se masa e re do të jetë në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe se nuk duhet të dëmtojë marrëdhëniet me kinezët. Megjithatë, kjo temë ka rrënjë shumë më të thella dhe po ndërlikohet çdo ditë e më shumë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto24 Dhjetor 2024
    Kur Ferrari 250 LM fitoi garën Le Mans në 1965, ishte fundi i epokës. Pasi shënoi nëntë fitore në garën prestigjioze 24-orëshe,...
    Auto23 Dhjetor 2024
    Me kërkesën mbi ofertën, tregu i veturave klasike është “ringjallur” viteve të fundit. Kjo është arsyeja pse një Edsels është shitur për...
    Auto20 Dhjetor 2024
    Ford shiti vetëm 147 njësi të markës RS200, nga të cilat 20 ishin në edicionin S. Njëri prej tyre do të dalë...
    Të tjera
    Kronika25 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë, pasi sulmoi fizikisht një grua, shkak i një mosmarrëveshje. Sipas policisë, viktima ka kërkuar urdhër...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur sot në afërsi të Badocit. Një kamion ka dalur nga rruga, derisa ende nuk dihet nëse ka të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën një...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve pas publikimit të një video në medie, sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Mbrëmë në orët e vona, Ministria e Ekonomisë tha se bashkë me KOSTT-in dhe KEDS-in mbajtën një takim të përbashkët për të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Albert Krasniqi, drejtor i programeve në Organizatën Joqeveritare “Demokracia Plus”, ka thënë  se  vendimi për mos certifikimin e Listës Serbe ka shkelur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.