×
  • Lajme
  • Lajme

    Franca i dënon në Këshill të Sigurimit “veprimet e njëanshme” të Kosovës në Veri e kërkon edhe Asociacionin

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Përfaqësuesi i Francës në Këshill të Sigurimit të OKB-së ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është garanci për stabilitetin rajonal dhe se është kusht thelbësor për perspektivën europiane që të dyja vendet e kanë zgjedhur.

    Ai tha se Franca mirëpret marrëveshjen në tregtinë e lirë në Europën Qendrore dhe zhbllokimin e saj që është bërë mes dy vendeve, raporton Gazeta Express.

    “Dhe pastaj hapja e kufirit në Merdare ka qenë vendim i rëndësishëm për ta rritur progresin në integrimin rajonal dhe europian. Një përpjekje tjetër është tashmë edhe në shkurtimin e kohës në kalimet kufitare”.

    Ai tha që marrëveshja e lidhur para më shumë se një viti e gjysmë të implementohet dhe se kjo është themelore që palët të përkushtohet në drejtim të tyre.

    Ndërkaq, për Kosovën ai tha se Franca dënon “veprimet e njëanshme” të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit.

    “Franca dënon veprimet e shumta të njëanshme të autoriteteve të Kosovës në veri të saj që ndikojnë në jetën e komunitetit serb atje. Këto nxisin pa nevojë tensionet, Franca thekson që progresi i Kosovës drejt institucioneve ndërkombëtare varet edhe nga progresi në dialog. Pra, këto veprime të njëanshme duhet të zgjidhen edhe në këtë mënyrë edhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në bazë të draft-statutit të BE-së. Mungesa e progresit në këtë drejtim mbetet pengesë ndaj implementimit efektiv të drejtave të pakicës serbe në Kosovë. Është me rëndësi që të rivendoset demokracia përfaqësuese në veri të Kosovës dhe të rivendoset pjesëmarrja aktive serbe në qeverisjen lokale edhe në sistem gjyqësor e policor”.

    Për sulmin terrorist në Banjskë ai tha se është një “incident tragjik që është i papranueshëm dhe përgjegjësit për këtë krim janë ende të lirë”.

    “Ata duhet të vihen para drejtësisë. Autoritetet serbe e dinë se cilat janë obligimet e tyre. Pra, Franca do të vazhdojë të përcjellë ngjarjet në këtë drejtim”.

    Në fund, ai tha se kërkohet kompromise dhe se kjo s’mund të ndodhë pa guxim politik të liderëve të Kosovës dhe të Serbisë.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza, pasi ka marrë idetë dhe sugjerimet e qytetarëve nëpër komunat e Kosovës, punëtorinë e fundit...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në fjalimin e saj në mbledhjen e Këshillit të...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka pranuar Raportin e Progresit për vitin 2024 nga ambasadori i BE’së, Aivo Orav. “Ambasadori Orav...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka problemin me asociacionin, por...
    Lajme30 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian ka publikuar sot Raportin e Progresit ku jepen vlerësime për vendim për secilën fushë. Në një pjesë të raportit kushtuar...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, në një postim në Facebook, ka thënë se ishte kënaqësi që emisari gjerman, Manuel Sarrazin, ishte përsëri...
    Lajme30 Tetor 2024
    Sipas Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, Kosova ka bërë përparim të kufizuar në lirinë e mediave, duke treguar një nivel të...
    Lajme30 Tetor 2024
    Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë ka rekomanduar largimin e masave të vendosura ndaj Kosovës në Këshillin...
    Lajme30 Tetor 2024
    Sot është publikuar raporti i progresit për Kosovën, në të cilin përmenden edhe milionat që Kosova mund të përfitojë nga Plani i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.