×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Franca akuza Rusisë: Inteligjenca ruse prapa sul*meve kibernetike të nivelit të lartë

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Franca ka akuzuar shërbimin e fshehtë ushtarak rus, GRU, se ka orkestruar sulme kibernetike që kanë vënë në shënjestër agjenci qeveritare, kompani private dhe Lojërat Olimpike të Parisit.

    GRU ka përdorur grupin famëkeq të hakerimit APT28 për të goditur institucionet franceze që prej vitit 2021, thuhet në një raport të publikuar të martën nga agjencia franceze për sigurinë kibernetike, ANSSI.

    Pre e sulmeve kanë rënë sistemet hapësinore, ato financiare, ministri dhe qeveri lokale, si dhe organizata sportive të lidhura me planifikimin e Lojërave Olimpike të mbajtura në kryeqytetin francez në vitin 2024, thotë raporti.

    Sipas dokumentit, sulmet në fjalë synojnë mbledhjen e informacioneve, sidomos atyre të lidhur me pushtimin rus të Ukrainës.

    Burime qeveritare kanë deklaruar se sulmet kibernetike të grupit APT28 datojnë që në vitin 2015, kur transmetuesi televiziv “TV Monde” pësoi një ndërprerje si pasojë e një agresioni elektronik.

    Gjithashtu, i njëjti grup është përpjekur të destabilizojë zgjedhjet franceze të vitit 2017, kur disa mijëra email-e dhe dokumente të lidhura me kandidatin fitues Emmanuel Macron, u publikuan bashkë me disa lajme që synonin keqinformimin./Express/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Ministri i Drejtësisë i Republikës Çeke, Pavel Blazhek, dha dorëheqjen nga posti i tij për shkak të një skandali të lidhur me...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald J. Trump ka lavdëruar themeluesin e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, për ndikimin e tij në ndryshimin e mënyrës...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Tuneli i Llogorasë është hapur zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut dhe duke mbështetur sezonin turistik....
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.