Fadil Hoti, fqinji i Rexhep Selimit, e ka cilësuar të prapranueshme mënyrën e realizimit të aksionit të EULEX-it sot në shtëpinë e ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.Në një deklarim për media, Fadil Hoti ka përshkruar atë çka ka parë nga jashtë lidhur me aksionin e EULEX-it dhe hetuesve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në shtëpinë e “Dhjetëshit” të UÇK-së.
Sipas Hotit, të gjitha shoqatat e luftës duhet të reagojnë ndaj veprimeve të Gjykatës Speciale.
“Mënyra si kanë hy ata sot është e papranueshme, duhet të reagojnë të gjitha shoqatat jo vetëm na si të afërm”, ka thënë fqinji i Rexhep Selimit.“Vetem fakti qysh kanë hy ata kanë qenë shqetesuese e madje edhe për famijlarët, nuk ish dashtë të bëhet kjo mënyrë kështu, sepse duke njohur Rexhepin dhe familjen e tij ish dashtë të jetë një organizim më i qetë”