Bukuria nuk ka limite, nuk njeh moshë, racë apo gjini. Një vogëlushe nga Nigeria ka mahnitur botën me tiparet e saj të veçanta.
Jare është një vajzë mahnitëse nigeriane me sy të mprehtë dhe flokë të mrekullueshëm. Megjithëse nuk është një modele profesioniste, është e qartë se ajo do ta arrinte këtë pa problem, pasi tashmë ka filluar të modelojë për disa kompani me rroba fëmijësh.
Faqja u hap pasi fotografi bindi mamanë e vajzës për të pasur një llogari në Instagram.
Aty jo vetëm që shfaqet Jare, por edhe dy motrat e tjera Jomi, 7 dhe Joba, 10. Llogaria e ‘Motrave j3’ ka 165 mijë ndjekës deri më tani.