Deçani ka aguar sot me dy fotografi të reja në qendër të saj. Fotografia e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit kanë zënë venë në qytetin e bukur të Dukagjinit.
Bashkë me thënie kombëtare, Deçani i ka dhënë përkrahje dy ish-luftëtarëve të cilët javën e kaluar u arrestuan nga Policia e Eulexit për tu dërguar në Gjykatën Speciale në Hagë.
Fotografitë janë shpërndarë edhe nga deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.