Një prind në Pejë është ankuar në polici, pasi bashkëshortja e tij ka lindur foshnjën pa shenja jete, përderisa ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, në spitalin e Pejës.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tregoi se familjarët kanë insistuar për ta marrë foshnjën për ceremoninë e varrimit, por se nga stafi mjekësor iu është thënë se foshnja viktimë mund të merret të nesërmen.
Siaps tij, inspektorët sanitar dhe prokurori kanë vendos që të hetohet rasti.
Policia dhe prokurori i rastit kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetime./Front Online