Fortesa Orana është pranë medaljes evropiane në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Karateistja nga Kosova shënoi katër fitore, për të fituar grupin e saj në kategorinë +68 kg, shkruan FrontOnline.
Rundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytën mundi Simona Simovska të Maqedonisë së Veriut.
Në raundin e tretë triumfoi ndaj Nancy Garcia të Francës, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj Titta Keinanen të Finlandës ,e teta në renditjen botërore.
Rruga drejt medaljes së artë iu ndalë në gjysmëfinale, ku u mund nga bullgarja, Aleksanddra Stubleva.
Fortesa do të luftojë për medaljen e bronztë. Luftat për medalje zhvillohen të dielën.
Kampionatin po e ndjek nga afër edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, njëherit kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës/FrontOnline/