×
  • Lajme
  • Lajme

    Formimi i i ushtrisë dhe njohja nga Izraeli / Rikthimi i presidentit Trump, ja çka e pret Kosovën

    Arbnor BUZHALA
    06 Nëntor 2024

    E gjithë bota në ditët e para të kësaj jave ka qenë nën ethe, duke pritur me padurim rezultatin e zgjedhjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për zgjedhjen e presidentit të vendit më të fuqishëm politik e ekonomik në botë.

    Por e mërkura e kësaj jave qartësoj gjithçka, pasi që populli amerikan, me një proces demokratik vendosi për fatin e tij katër vjeçar, duke ia besuar pozitën e presidentit, Donald Trump, kandidatit republikan për president.

    Por një fitore kaq bindëse, thuajse nuk ishte pritur nga askush. Presidenti Trump, bëhet presidenti i dytë amerikan, që merr pozitën e të parit të Amerikës, për të dytën herë, por jo mandat të një pas njëshëm.

    Fitoren e Trump, më të fuqishme e bën edhe fakti, se Trump përveç votat e kolegjit, ka fituar edhe votën popullore, po ashtu ka fituar edhe dy institucionet me të rëndësishme të SHBA-ve, Kongresin dhe Senatin, kësisoj, i bie që Trump tashmë ka fuqinë absolute për vendimet e tij.

    Zgjedhja e tij si President, ka marrë vëmendje të rëndësishme edhe në Kosovë. Këtu nga administrata e re amerikane, presin përkushtim më të madh dhe vëmendje me të madhe, krahas administratës të deri tanishme të Biden, për shkak se Trump dhe ish-emisari Richard Grenell, ishin marr ekskluzivisht me çështjen e Kosovës, duke i sjellë Kosovës njohjen nga Izraeli dhe formimin e Ushtrisë.

    Deputeti i VV-së: Raportet me SHBA-në janë të shenjta, nuk pres ndryshim të madh nga qasja amerikane

    Deputeti i VV-së, Agon Batusha, për FrontOnline, ka folur pas fitores së Presidnetit Donald Trup dhe zgjedhjes së tij si Presidenti i 47-të i Amerikës.

    Batusha, raportet mes Kosovës dhe SHBA-ve i konsideron të shenjta, dhe se për të çdo administratë që vjen, shprehet i lumtur për bashkëpunim me ta.

    ‘’Raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve janë raporte te shenjta. Çdo administratë e re qe vjie, ne jemi me se te lumtur te bashkëpunojmë si aleate e partner strategjik’’ thotë ai.

    Sa i përket qasjes së re të administratës Trump ndaj Ballkanit dhe Kosovës, thotë se për këtë e pret formimin e kornizës së politikës amerikane.

    ‘’Qasja e administratës se re ndaj politikes se jashtme ne përgjithësi dhe Ballkanit Perëndimor ne veçanti, mendoj qe duhet qe te presim dhe te shohim formësimin e kornizës se politikes se kësaj administrate qe te dimë se si do jene planet e administratës Trump’’ shprehet Batusha.

    Por deputeti i VV-së, personalisht nuk pret ndonjë ndryshim të madh të çasjes amerikane.

    ‘’Personalisht nuk pres ndonjë ndryshim te madh, por besoj ne ri-energjizim te qasjes amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor’’ tha deputeti Batusha për FrontOnline.

    Haziri: Kurti mënjanoj çdo gjë amerikane, marrëveshja Hoti-Trump është dhe do të jetë në funksion

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri për fitoren e presidentit të ri të SHBA, Donald Trump thotë se është rikthim historik për Amerikën dhe botën.

    “Hoti është kryeministri i fundit kur ka qenë një marrëveshje Hoti-Trump dhe Vuçiq-Trump fitorja dhe rikthimi i tij është historik edhe për Amerikën edhe për Botën” tha Haziri.

    Haziri për FrontOnline thotë se administra Trump do të bazohet në marrëveshjen e 4 shtatorit për raportet Kosovë-Serbi.

    “Marrëveshja e 4 shtatorit është marrëveshje në të cilën do të bazohet administrata Trump në raportet Kosovë-Serbi që e ka parimin ekonomik për normalizimin e raporteve në këtë pjesë të Botës duhet të pritet faza e tranzicionit” deklaroi Haziri.

    Trump do të merret me çështjet e brendshme se nuk është Kosova në 30 prioritet e tij të para. Por marrëdhëniet me SHBA janë të pathyeshme dhe të pa prekshme dhe kjo do të konfirmohet edhe tash nga presidenti i zgjedhur.

    Për Hazirin, Qeveria Kurti e ka trajtuar çdo gjë amerikane një hap para dhe dy hapa mbrapa.

    ‘’Qeveria e Kosovës e ka mënjanuar marrëveshjen Hoti-Vuçiq nuk e ka trajtu si marrëveshje të qëndrueshme dhe në interes të Kosovës. Biden duhet ta falënderojmë se ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme që kur nis një marrëveshje gjithë përfshirje obligative të ndodh por kjo është sabotuar nga palët edhe Qeveria e Kosovës e ka trajtuar një hap para dhe dy mbrapa gjithçka çka ka ndodhur gjatë katër viteve nuk është trajtuar me urgjencë’’ potencoj Haziri.

    Ai beson se marrëveshja e 4 shatorit e vitit 2020 mes kryeministrit Avdullah Hotit dhe Presidentit Trump, është  dhe pritet të  jetë  në  funksion.

    ‘’Ne presim që Trump të jetë i angazhuar si administrata në këtë pjesë por marrëveshja e 4 shtatorit është ose pritët të jetë në funksion’’ u shpreh Haziri.

    Abazi: Trump i bën gjërat me shpatë, Biden e mbajti larg Kurtin

    Deputeti i Pavarur, Haki Abazi, për FrontOnline ka thënë se Qeveria Kurti, ka pasur raporte të ngrira me SHBA-në, derisa ka folur për zgjedhjen e Donalt Trump si President i 47-të i Amerikës.

    ‘’Për Kosovën kjo Qeveri ka pas marrëdhënie të ngrira me SHBA në të gjitha drejtimit e mundura vetëm përkeqësim mund të ketë se pozita në të cila janë marrëdhëniet në administratën Biden janë të ngrira dhe kundërshtuese për shkak të orientimit të Kurtit kundrejt vlerave amerikane’’ tha ai.

    Abazi thotë se edhe Administrata Biden e ka mbajtur larg Kurtin, por nuk e ka dëmtuar çështjen e Kosovës.

    ‘’Administrata Trump nuk besoj që kthehet mbrapa në disa çështje do të jenë vendime të mençura sa i përket çështjeve të hapura në Botë duke e përfshirë Ukrainën dhe Serbi-Kosovë, Trump ka treguar edhe në të kaluarën që i bënë gjërave më shpat pa pas konsideratë për të kaluarën ose për të drejtën por më shumë e bazuar në analiza’’ deklaroj deputeti Abazi.

    Agim Rexhepi: Kosova me urgjencë ta formoj strategjinë për të punuar fort me SHBA-të

    Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi ka deklaruar se duhet të pritEt të konsolidohet kabineti qeveritar i presidentit të ri, Donald Trump e pastaj të deklarohemi.

    Rexhepi tha për FrontOnline se nuk ka pas pritshmëri që Trump do të ketë fitore kaq të madhe.

    “Duhet të presim që të konsolidohet kabineti qeveritar e të shohim kush do të jetë pjesë. E kam pritë fitoren e Trump por jo kaq të madhe. Trump e fitoj votën popullore, institucionet që çdo iniciativë do ta implementoj se e ka edhe Senatin edhe Progresin” tha Rexhepi.

    Rexhepi shprehet se pas fitores së Trump, Kosova duhet të punojë fortë me SHBA-të.

    Sipas tij, presidenti më të ri të SHBA-ve e presin sfida e cështje të mëdha.

    “Kosova duhet të ulet urgjentisht ta formuloj një strategji të veprimit e të punojmë me SHBA-të. Trump pas marrjes të pushtetit detyrën primare e ka për të mbajtur detyrat e premtuara, premtime për ekonominë çështjet kryesore problemet e mëdha globale etj ka shumë çështje me të cilat do të merret presidenti amerikan” shprehet Rexhepi.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme06 Nëntor 2024
    Nën qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës e me Lumir Abdixhikun kryeministër, sipas anëtarit të kësaj partie, Berat Rukiqi, Kosova do të...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi ka deklaruar se duhet të pritet të konsolidohet kabineti qeveritar i presidentit të ri,...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit përmes avokatit Luka Mishetiq se a ka pasur tensione brenda UÇK-së gjatë demilitarizimit,...
    Të tjera
    Lajme06 Nëntor 2024
    Në muajin shtator të këtij viti, janë regjistruar gjithsej 996 ndërmarrje, e që është një rritje prej 9.4 krahasuar me periudhën e...
    Vip06 Nëntor 2024
    Atmosfera ka vazhduar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Gresa dhe Rezi kanë krijuar momente të këndshme argëtimi së bashku. Dyshja...
    Vip06 Nëntor 2024
    Një deklaratë e bërë së fundmi nga moderatorja Erjola Doçi, ka shkaktuar të qeshura dhe reagime. Ajo është ngacmuar nga moderatori me...
    Sport06 Nëntor 2024
    Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i gatshëm t’i japë “prioritet” Kylian Mbappe para Vinicius Junior nëse ish-ylli i PSG-së vazhdon...
    Vip06 Nëntor 2024
    Xheneta e ka pyetur Besfortin se a e gjen veten tek Atilla. “A e gjen personalitetin tënd në atë person”, e pyeti...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Një incident ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Podujevë, ku tash e një kohë po zhvillohen punimet. Aty sot dyshohet se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.