Sot do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës mes Llapit dhe Prishtinës.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi është nikoqir i Prishtinës në derbin rajonal, shkruan FrontOnline.
Në ndeshjen e parë e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, fituan llapjanët me rezultat të ngushtë, 2:3.
Duke qenë se Llapi e ka objektiv kryesor kupën nga e cila synon të dalë në Evropë, kërkon me çdo kusht që sot ta ruajë rezultatin dhe të kualifikohet tutje.
Nga ana tjetër, Prishtina synon ta “përmbysë” skuadrën e Tahir Batatinës, të kualifikohet në finale dhe ta mbrojë titullin e Kupës së Kosovës, të cilin e fitoi edhe edicionin e kaluar.
Tashmë, FrontOnline ka siguruar përbërjet zyrtare të të dyja skuadrave për këtë ndeshje.
Llapi: Coriq, Idrizi, Krasniqi, Prençi, Emini, Ar.Ramadani, Shabani, Hoti, Sadriu, Veliu, Januzi
Prishtina: Nika, Mici, Pefqeli, Bardhoku, Lilaj, Maliqi, Prapashtica, Gavazaj, Dellova, Zyba, Shillova.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00.
Ndryshe, ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Dukagjinit dhe Istogut nuk do të luhet, pasi Dukagjini është kualifikuar direkt pas një gabimi teknik të istogasve në ndeshjen e parë./FrontOnline/