Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Spanjës sot do të jenë përballë njëri-tjetrit për të kërkuar një vend në mesin e kombëtarve çerekfinaliste.
Dy kombëtaret e siguruan kalimin nga grupi vetëm falë fitores në xhiron e fundit të grupit.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka vendosur të startojë me Simon në portë, ndërkaq në sulm ka vazhduar t’i besojë Alvaro Moratës.
Ndërkaq, te Kroacia startojnë Modriq, Brozoviq e Kovaqiq në mesfushë.
FORMACIONET ZYRTARE:
KROACIA: Livakoviq, Car, Kovaqiq, Modriq, Brozoviq, Vlasiq, Rebiq, Petkoviq, Vida, Juranoviq, Gvardiol
SPANJA: Simon, Azpilicueta, Garcia, Laporte, Gaya, Busquets, Pedri, Koke, Sarabia, Morata, Torres.