Kosova dhe San Marino do të përballen sot në një ndeshje kontrolluese.
“Dardanët” dhe ekipi i San Marinos sfidohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.
Ne “letër”, San Marino është kundërshtari më i lehtë me të cilin është përballur Kosova deri më tani që nga pranimi në UEFA dhe FIFA.
Kur kanë mbetur më shumë se një orë deri në fillimin e këtij takimi dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka vendosur që të startojë në portë me portierin, Samir Ujkanin.
Sulmit do t’i prijë Vedat Muriqi së bashku me Zenelin e Lirim Kastratin, ndërkohë mesfusha kryesohet nga Halimi, Kryeziu e Idrizi.
Në mbrojtje Rrahmani do të jetë fillestar së bashku me Fazlijin, Vojvodën e debutuesin, Bajselmanin.
FORMACIONET ZYRTARE: