Kryendeshja e javës së 35-të në elitën e futbollit italian zhvillohet në “Allianz Stadium”, shkruan FrontOnline.
Në mbrëmjen e sotme, Juventusi është nikoqir i Milanit, në një ndeshje e cila vendos shumë për fatin e skuadrave për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.
Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Rabiot, Bentancur, Chiesa; Morata, Ronaldo
Milan: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Brahim Diaz, Calhanoglu; Ibrahimoviq.
/FrontOnline/