Sot do të zhvillohet ndeshja e fundit për javën e 27-të në elitën e futbollit kosovar.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani do të përballet me Besën e Pejës, raporton FrontOnline.
Në shikim të parë, ndeshja duket mjaft e lehtë për Gjilanin, por nuk duhet të harrojmë se Besa hynë në këtë ndeshje pas një befasie që kishte shkaktuar në xhiron e kaluar.
Saktësisht, skuadra e Leotrim Krasniqit kishte mposhtur Feronikelin 2:1 në Pejë.
Trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.
Gjilani: Koliçi, Rapa, Halili, Useini, Aziz, Hila, Musolli, Hajdari, Cyrbja, Progni, Nikac
Besa: Haxhijaj, Ajdini, Morina, Tahiri, Sheqerolli, Maliqi, Halili, Qorri, Bilal, Xhaka, Brruti.
Ndryshe, ndeshja në fjalë luhet me fillim nga ora 15:00
Kjo do të jetë ndeshja e fundit e fazës së tretë në Superligën e Kosovës./FrontOnline/