Ndeshja e barazhit ndërmjet Trepçës’89 dhe Dukagjinit, do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, nga ora 16:00.
Kjo ndeshje do të përcaktojë se cila prej këtyre dy skuadrave do të jetë pjesë e Superligës në edicionin e ardhshëm, shkruan FrontOnline.
Skuadra e Dukagjinit e mbylli edicionin në pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Parë, derisa më pas e fitoi ndeshjen e barazhit të kësaj lige ndaj Flamurtarit, duke e fituar të drejtën që rikthimin në elitë ta kërkojë nëpërmjet ndeshjes së barazhit me skuadrën që kampionatin në Superligë e mbylli në pozitën e 8-të.
E në këtë pozitë pas ndeshjeve të javës së fundit të elitës përfundoi Trepça ’89.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Muhaxhiri; Basri, Syla, Kutllovci, Gashi, Hasanaj, Jashanica, Millaku, Merlaku, Osmani, Mulaj
Trepça ’89: Tofiloski; Pllana, Berisha, Mashau, Ard. Muja, Nimani, Darëish, Arb. Muja, Shala, Mphakamiseni./FrontOnline/