Gjithçka është gati për fillimin e përballjes finale të Kupës së Kosovës në futboll.
Dukagjini dhe Llapi do të përballen mesvete sonte me fillim nga ora 20:45.
Kjo përballje përveç trofeut të Kupës është e veçantë edhe se fituesi do të marrë pjesë në garat evropiane.
Andaj, gjithçka është e hapur në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe se spektakli nuk do të mungojë.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka vendosur për përbërjen startuese.
Edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina tashmë kur kanë mbetur më pak se një orë deri në fillim ka publikuar formacionin zyrtar.
FORMACIONET ZYRTARE:
DUKAGJINI: Muhaxhiri, Syla, Basriu, Kuqi, Hasanaj, Gashi, Millaku, Jashanica, Mulaj, Merlaku, Osmani
LLAPI: Coriq, Idrizi, Prençi, Peposhi, Emini, Ar.Ramadani, Shabani, Selmani, Hoti, Sadriu, Januzi.